Ne pritje te tryezes...

Presidenti u sugjerua si arbiter nga rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Burime per Top Channel pohojne se ne Strasburg delegacioni shqiptar eshte perpjekur te minimizoje rolin e presidentit ne versionin final te rezolutes.
Por aktualisht, ndodhemi perpara nje fakti te kryer: ndermjetesia e kreut te shtetit eshte pranuar edhe nga partite shqiptare ne Tirane. E megjithate, tryeza duket e paragjykuar qe ne fillim: si nga kryeministri, i cili ne intervisten per TCH u duk skeptik ndaj presidentit, ashtu edhe nga udheheqesi i opozites, per te cilin kjo tryeze eshte kurorezim i linjes se deritanishme, qendrojne te ngulur ne pozicionet e tyre. Megjithate, analisti Lutfi Dervishi shprehet me optimist. “Nuk eshte saktesisht qe palet s’kane levizur. Kam parasysh intervisten e kryeministrit se eshte gati te zbatoje rezoluten e KiE. Zgjidhjet nuk jane vetem kutia dhe numerimi. Ne rezolute ka disa ceshtje dhe pikat kryesore te PS nuk nisin me hapjen e kutive”, ka deklaruar Dervishi per Top Channel. Ndersa Skender Minxhozi eshte me skeptik. “Eshte e drejte kur thuhet se tryeza eshte e paragjykuar. Kemi kryeministrin qe nuk i permend emrin presidentit. Por per te ardhur ne thelb te situates, ende nuk ndodhemi prane zgjidhjes, por prane sugjestionit”, thote Minxhozi. Te pyetur se i cilit do te ishte faji nese tryeza do te deshtonte, analistet kane opinione te ndryshme. Sipas Dervishit, eshte mire qe te pritet fillimi i tryezes dhe pastaj te behen perfundime. “Duhet te presim te filloje tryeza. Bamir Topi po tregohet shume i kujdesshem”, ka theksuar ai. Ndersa Minxhozi, fajin per nje deshtim eventual te tryezes ua ve dy partive politike. “Nese tryeza do te deshtoje, ajo nuk do te deshtoje nga mungesa e vullnetit te Bamir Topit, por nga mungesa e vullnetit te partive politike, qe nuk jane te gatshme te bejne leshime”, ka pohuar Minxhozi. Kjo eshte hera e trete qe kreu i shtetit do te ule ne nje tryeze Sali Berishen dhe Edi Ramen. Hera e pare ishte ne nje tryeze per te ardhmen urbanistike te Tiranes dhe pak dite me pas, ne nje tryeze te zgjeruar politike per nje pakt per reformen ne drejtesi.