E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në qarkullim shumë mjete me traga fals

27/02/2009  Policia Rrugore në vështirësi

GJIROKASTËR - Qarkullimi i automjeteve me targa të falsifikuara vazhdon të ngelet shqetësim për Inspektoratin e Qarkullimit Rrugor në Gjirokastër. Gjatë dy ditëve të fundit janë bllokuar 20 automjete që qarkullojnë me këto targa, të cilat dje janë transportuar në drejtim të vendgrumbullimit të Dragotit, rreth 12 kilometra larg qytetit të Këlcyrës. “Ka raste kur tre-katër automjete qarkullojnë me të njëjtën targë”, kanë pohuar burimet zyrtare nga Inspektorati i Policisë Rrugore. Kjo e vështirëson mjaft punën e rrugorëve, të cilët në të shumtën e rasteve përballen me mjete, të cilët kanë targat e falsifikuara. Për Inspektoratin e Qarkullimit Rrugor, pajisja me dokumentacionin e nevojshëm nga ana e shoferëve do të minimizonte edhe numrin e aksidenteve automobilistike që në disa raste janë shoqëruar me pasoja të rënda. Statistikat për numrin e vdekjeve dhe plagosjeve në aksidente janë shumë të larta, ndonëse është bërë një punë e vazhdueshme nga ana e Policisë Rrugore për shmangien e tyre. Gjithsesi kjo e fundit po kalon në sitë të gjithë mjetet që dyshohet se mund të jenë me traga të falsifikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›