Ne qender strehoheshin 30 femije nga Veriu i vendit
Ne ambientet e Qendres ne Polican ishin strehuar 30 femije nga qyteti i Shkodres, qe rrezikoheshin nga gjakmarrja, kurse familjet e tyre jane te ngujuara. Femijet e moshave nga 7 deri ne 18 vjec, u vendosen ne keto ambiente ku dhe kryenin arsimimin perkates. Por, duket se jo gjithcka ka shkuar normalisht per vogelushet qe u kercenuan edhe nga uria si pasoje e mungeses se ushqimeve. Prej tre javesh administrimi i qendres i ka kaluar Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale. Ne keto kushte kjo ministri ka caktuar nje fond perkates mujor, per aktivitetin e Qendres dhe ka caktuar Mentor Zaimin si drejtor.