Kryeministri i Kosovës optimist për veriun

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur optimist për veriun pas hapave të fundit për themelimin e zyrës administrative në atë pjesë.
Kryeministri Thaçi ka thënë se, është koha që qytetarët në veri ti zgjedhin përfaqësuesit në mënyrë demokratike dhe të kenë një vetëqeverisje efektive, raporton KTV.
Sipas tij, liria e lëvizjes në Ibër duhet të jetë e garantuar nga polici profesionale.
Ai nuk ka dashur të flasë për dialogun e paralajmëruar politik me Serbisë, duke injoruar gazetarët pas takimit. Vendimin e qeverisë për themelimin e zyrës administrative edhe njëherë e ka përkrahur ICO. / KTV/
Përgatiti: E.L