Në qershor, rriten pensionet

Ata pensionistë që kanë ymër të jetojnë deri në fund të qershorit të këtij viti, ka shumë mundësi që pensionet e tyre do t’i marrin me rritje të re.
Në fund të qershorit, në kontot e secilit pensionist të Kosovës, pritet të jenë së paku nga 20 euro më shumë.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë duke shikuar mundësitë që pensionistëve të Kosovës, t’ua rrisin pensionet, dike nisur nga gjysma e dytë e vitit 2010.
Por, edhe kjo rritje pritet të bëhet në bazë të meritave. Çdo pensionist që ka kontribuar në Fondin Pensional, duke punuar në ndonjë punë të shtetit, pritet të marrë rreth 100 euro në muaj. Ndërsa për pensionistët që nuk kanë kontribuar në këtë fond, e që aktualisht marrin pension në vlerë prej 45 eurosh, pensioni i tyre do të rritet dhe ata do të marrin 65 euro.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Nenad Rashiq, ka thënë për Express se bashkë me Qeverinë dhe pensionistët, kanë pasur disa takime për të gjetur një modalitet për ngritjen e pensioneve.
Ai ka shpjeguar se një prej prioriteteve të Qeverisë dhe ministrisë që drejton, është edhe ngritja e pensioneve për pensionistët.
“Me rishikimin e buxhetit që pritet në ndodhë në qershor, Ministria e Punës ka planifikuar ngritjen e pensioneve. Është diskutuar që rritje të ketë për 20 për qind, por deri në momentet e fundit, mbetet të diskutohet për përqindjen e ngritjes së pensioneve”, ka thënë ministri Rashiq.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...