Vodhën një fuoristradë, e braktisën te Pushimi i Shoferit

Lushnjë, 21 prill, NOA Dy persona kanë vjedhur me armë një fuoristradë tip KIA në autostradën Fier-Lushnjë me targë CV 432 XL, në përdorim të një 38-vjeçari me inicialet A.D, ndërsa ajo është gjendur më pas e braktisur në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në Lushnjë.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Lushnjës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, është arrestuar në flagrancë njërin prej hajdutëve, 47-vjeçarin Kujtim Bodo, ndërsa po punohet për kapjen e Julian Sulas, autorit të dytë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin e kapjen e autorit të tretë të saj.
Ndaj tyre rëndon vepra penale Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 140 dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa materialet do ti dorëzohen prokurotisë për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA