E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet

Mamurras, 21 prill, NOA Një person ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi ka qëlluar në ajër me automatik, brenda oborrit të banesës së tij.

Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Rifat Shala, lindur dhe banues në Mamurras, i cili është ndaluar për veprën penale të Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake dhe Prishje e rendit dhe qetësisë publike, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.

Në vendngjarje, ka shkuar menjëherë grupi hetimor, ku në cilësinë e provës materiale u gjendën dhe u sekuestruan 30 copë gëzhoja automatiku, por nuk u bë dot e mundur gjetja e armës së krimit.

Materialet do ti kalojnë prokurorisë së Kurbinit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›