E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, nis rindërtimi i një tjetër rruge

Fondi për këtë rrugë është 40 milionë lekë dhe punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit tetor. Ky segment i ri rrugor do të lidhë unazën, Bulevardi “Bajram Curri” me rrugën “Ali Demi”. 

Ndërtimi i kësaj rruge do të çlirojë trafikun, do të ulë koston dhe do të reduktojë nivelin e ndotjes. Rruga tërësisht e re do të ketë një gjatësi prej 312 metrash me një gjerësi prej 15 metrash, (2 x3.5 m në çdo krah dhe brez të gjelbër në mes 1 m). Në dy anët e rrugës janë parashikuar xhepa parkimi me gjerësi 2 m. Trotuaret në të dy anët e rrugës do të kenë gjerësi 2,5 metra.

Zonat e gjelbra do të shtrihen në hapësirat midis godinave të banimit dhe trotuareve. Përgjatë rrugës do të ketë ndriçim si dhe do të ndërtohet i gjithë rrjeti i nevojshëm i Ujësjellësit, kanalizime të ujërave dhe ujërave të shiut. Nisja e punimeve është paraprirë nga shpronësimet e tokës dhe shtëpive dhe objekteve të tjera që preken nga ndërtimi i kësaj rruge. 

Me një fond prej 122.7 milionë lekësh janë shpronësuar 11 familje si dhe 2 të tjera pritet të konfirmojnë dokumentacionin e plotë, në bazë të VKM nr 1629 datë 26.11.2008. Shpronësimet janë bërë me vlerën e  tregut sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga ZRPP. Bashkia e Tiranës krahas vendosmërisë për të ndërtuar dhe rikonstruktuar infrastrukturën e qytetit do të respektojë çdo pronar duke i kompensuar për çdo centimetër tokë të prekur nga investimet publike./Start/

                                                                                             2012-08-04 13:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›