E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në rast të shkeljeve, përsëritet zgjedhja e Presidentit

Nga Express më 03 mars 2011 në ora 20:58

Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Presidentit Behgjet Pacolli dhe kreut të Kuvendit Jakup Krasniqi versionet e tyre rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës në seancën e 22 shkurtit.

LDK dhe AAK ka deponuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të verifikuar nëse zgjedhja e Presidentit të Kosovës ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Presidenti i vendit dhe Kryetari i Kuvendit duhet t’ia kthejnë përgjigjet Gjykatës Kushtetuese në një afat brenda 15 ditësh.

Kërkesat e Gjykatës për dy institucionet i ka konfirmuar Enver Hasani në një intervistë për KTV.

“Sot i kemi kërkuar Kuvendit të Kosovës dhe Presidentit të Republikës që të jap komentet për gjithë atë çfarë ka ndodhur”, ka thënë kreu i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani në një intervistë në “Rubikon” të KTV’së.

Ai ka thënë se nuk e paragjykon vendimin, por sipas tij Gjykata ka dy opsione. Të konstatojë se ka shkelje për këtë ose atë arsye apo ta hedh poshtë për shkak të vakuumit ligjor.

“Nëse vendimi është kundër kushtetues përsëriten procedurat e zgjedhjes. Procedura është e pavlefshme dhe fillon zgjedhja e re”, ka thënë Hasani.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›