Kuvendi miraton buxhetin për mars
Nga Agon Sinanaj më 03 mars 2011 në ora 11:59
Kuvendi i Kosovës miratoi, me votë unanime, vendimin e ekzekutivit për shtyrjen e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars. Vendimi u përkrah nga të gjitha grupet parlamentare.
Bedri Hamza, ministër i Financave, tha para deputeteve se kjo shtyrje buxhetore është shumë e nevojshme, pasi që nga 28 shkurti agjencitë buxhetore nuk kanë mundur të bëjnë asnjë pagesë.
“Me këtë do t’iu mundësohet organizatave buxhetore vazhdimësia për projektet që i kanë”, tha Hamza.
Me Ligjin për Financa Publike parashihet mundësia të vazhdohet edhe muajin e tretë me buxhetin paraprak, përkatësisht me 1/12 e buxhetit.