E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehen të afërmit e Arid Ukës

Nga Jeton Musliu më 03 mars 2011 në ora 13:20

Të afërmit e Arid Ukës, i cili dyshohet se vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në aeroportin e Frankfurtit, janë të shokuar me atë çfarë ka ndodhur atje, ditën e mërkurë.

Edhe pse, kontaktet e tyre nuk kanë qenë të rregullta me familjen e Aridit, ata e dënojnë sulmin mbi ushtarët amerikanë.

Behgjeti, djali i axhës së Aridit, thotë për Express se më i lumtur do të ishte sikur një rast i tillë t’i ndodhte familjes sesa që ju ka ndodhur ushtarëve amerikanë.

Detajet e reportazhit në lidhje me këtë ngjarje mund ta lexoni të plotë në numrin e nesër, të gazetës Express.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›