E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’e nderojnë Kryetarin

Nga Express më 03 mars 2011 në ora 12:26

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po shfaq respekt ndaj ish-Presidentit Fatmir Sejdiu, njëherësh Kryetar Nderi i kësaj partie.

Në selinë kryesore të LDK’së tashmë nuk ndodhet fotoja e z.Sejdiu.

Burime të indeksonline brenda kësaj partie kanë thënë se fotografia e ish-Presidentit, njëkohësisht ish-Kryetarit të LDK’së Fatmir Sejdiu është hequr të mërkurën nga selia e LDK’së. Sipas këtij burimi, fotografia e Sejdiut ka qenë deri më tani në të gjithë objektin e LDK’së, por me ndryshimin e rrethanave brenda kësaj partie, edhe fotografia e ish-Presidentit është hequr.

Mësohet se ky rast ka sjellë pakënaqësi tek disa anëtarë të Kryesisë së Forumit Rinor të LDK’së, që njihen si mbështetës të ish-Kryetarit të LDK’së, Fatmir Sejdiu.

Sipas tyre, me faktin se Fatmir Sejdiu është shpallur Kryetar Nderi, nuk duhet hequr fotografinë e tij nga selia.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›