E Diel, 1 Nëntor 2026

Në rritja e numri i qytetarëve që presin të pajisen me librezën e sigurimeve shëndetësore

Numri i qytetarëve të pajisur me librezë të shëndetit, si dokument identifikimi për sigurimet shëndetësore, u rrit ndjeshëm vitin e kaluar në qarkun e Beratit. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor tregojnë se "në vitin 2008 u pajisën me këtë dokument 13859 qytetarë, ndërkohë që në vitin 2007 pranë kësaj drejtorie u regjistruan 6554 persona". Në qarkun e Beratit, aktualisht rezultojnë të pajisur me librezë shëndetësore 84 mijë banorë nga 229 mijë që numëron ky qark, ose 36.68 %. Ky numër në vitin 2007 ishte rreth 30 %, ndërsa në vitin 2006, 26.5 %. "Regjistrimi i personave bëhet sipas zonës së mbulimit, kategorive të popullatës, statusit rezident/jo rezident, si dhe kategorisë së pacientëve kronik/akut", pohojnë të njëjtat burime. Përfitimet nga pajisja me librezë shëndetësore janë vizita pa pagese te mjeku i familjes, që konsiderohet dhe porta hyrëse për sistemin shëndetësor, barnat me rimbursim me recetë nga mjeku i përgjithshëm i familjes, por dhe vizita pa pagesë në nivelet e tjera, duke respektuar sistemin e referimit, ekzaminimet mjekësore pa pagesë me rekomandim, si dhe shtrimet dhe shërbime pa pagesë në nivel spitalor me rekomandim. Kategoritë që përfitojnë nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm janë personat aktive, personat jo-aktivë, ato kategori, për të cilat kontributet paguhen nga shteti, të siguruar vullnetarë, popullata e pajisur me librezë shëndetësore. Nga ana tjetër, rritja e autonomisë së qendrave shëndetësore, sipas të njëjtave burime, "ka sjellë menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, atyre financiare, me krijimin e bazës ligjore për përdorim të fondeve për investime në pajisje, mirëmbajtje, etj, si dhe më tepër përgjegjshmëri për performancën e shërbimit". 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›