U ekstradua sot nga SHBA një i ri nga Shkodra i akuzuar për trafik lëndësh narkotike

Një i ri nga Shkodra, i akuzuar nga drejtësia amerikane për trafik të mjeteve motorike, u ekstradua në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Shqipëria për në SHBA. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit shqiptar bënë të ditur sot se 23 vjeçari Besmir Boshnjaku ishte arrestuar për konsumim të veprës penale "trafik të mjeteve motorike", në bazë të një vendimi të Gjykatës së Distriktit të Nju Jorkut (SHBA), datë 10 korrik 2007. Sipas burimeve, Boshnjaku u la më pas i lirë nga drejtësia amerikane, përkundrejt një garancie pasurore, por që duhej të paraqitej në seancat gjyqësore për çështjen në ngarkim të tij. "Për shkak të mosparaqitjes në seancën gjyqësore të radhës, gjykata e Nju Jorkut lëshoi urdhër arrestin ndaj 23 vjeçarit për veprën penale "shkelje e ligjit federativ mbi garancinë pasurore". Në datën 13 dhjetor 2007 Boshnjaku u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëashingtoni, dhe më 19 dhjetor 2007, bazuar në traktatin dypalësh Shqipëri – Ëashington, u krye arrestimi i tij në qytetin e Shkodrës për t'u ekstraduar sot drejt SHBA-së.
...