E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, në Ministrinë e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit u mblodh Komiteti Drejtues i Projektit të Menaxhimit të Tokës Urbane. Ky projekt financohet nga Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore.

Sot, në Ministrinë e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit u mblodh Komiteti Drejtues i Projektit të Menaxhimit të Tokës Urbane. Ky projekt financohet nga Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore. Kryetar i këtij komiteti është z. Fatmir Xhafaj, Ministër i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe anëtarë z. Et'hem Ruka, Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, znj. Elidiana Canaj, Kryetare e Këshillit të Qarkut Tiranë dhe z. Edi Rama, Kryetar i Bashkisë së Tiranë.

Qëllimi i këtij takimi ishte miratimi nga ana e komitetit të dy zonave të reja për pjesëmarrje në këtë projekt. Bëhet fjalë për zonën Blloku Partizani (Njësia Bashkiake nr.7), ku synohet investimi në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimeve të ujërave të bardha, rrugë dhe ndricim rrugor. Zona e dytë e miratuar është zona e Alliasit në Tiranë (Njësia Bashkiake nr.4), ku synohet investimi në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza.

Zona e Alliasit ka një sipërfaqe prej 9 ha dhe një popullsi prej 45 banorësh me një dendësi 5000 banorë/ha. Në këtë zonë ekzistojnë të gjitha hapësirat publike, si ato të rrjetit rrugor ashtu edhe ato të infrastrukturës sociale, si shkolla, kopshte etj. Ka probleme në këtë zonë për mungesën e kanalizimeve, rrjet ujësjellësi të amortizuar, etj. Rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit favorizohet nga afërsia me infrastrukturën kryesore. Për të mbështetur komunitetin në pjesëmarrjen e tij me kontribut në realizimin e infrastrukturës është krijuar edhe sipërfaqe lokale e zonës që do të përfaqësojë nevojat e zonës dhe mirëpritet nga pjesa më e madhe e komunitetit. Investimi nga ky projekt në zonën e Alliasit do të kapë vlerën e 640 mijë USD.

Në zonën Blloku Partizani, sipërfaqia që do të përfshihet në projekt është 5 ha me rreth 5000 banorë dhe me një dendësi prej 1000 banorë për ha. Infrastruktura aktuale rrugore është e amortizuar dhe po ashtu edhe rrjeti i ujësjellës - kanalizimeve. Problemet kryesore të zonës janë shërbimet difektoze të ujësjellësit, drenazhimeve dhe të rrjetit rrugor të amortizuar. Edhe në këtë zonë, për të kontribuar edhe komuniteti është krijuar përfaqësia e zonës. Investimi që do të kryhet në zonën Blloku Partizani kap vlerën e 450 mijë USD.

Në vijim të fazës së tretë të Projektit të Menaxhimit të Tokës Urbane, përves zonave të miratuara për Bashkitë në disa rrethe, me propozim të Bashkisë së Tiranës, Komitetit Drejtues të projektit iu bë propozimi edhe për shtimin e këtyre dy zonave për financim. Sot, në Komitetin Vendimmarrës u dha miratimi për të dy zonat dhe pas kësaj, raporti përkatës do ti dërgohet Bankës Botërore për konfirmim. Më pas, do të niset menjëherë me projektet e zbatimit, miratimet përkatëse dhe në bashkëpunim me Pushtetin Vendor dhe komunitetin, të cilët do të kenë përqindjen e tyre në këtë investim kërkohet që brenda vitit 2002 të fillojë investimi.

Projekti i Menaxhimit të Tokës Urbane është një projekt që financohet nga Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore. Ky projekt operon në zonën e Bathores dhe Frutikulturës në Bashkinë Kamëz; në disa zona të tjera të Bashkisë Tiranë, si dhe në Bashkitë Vlorë, Librazhd, Fier. Kredia e dhënë nga Banka Botërore, arrin shumën prej 10 milionë USD. Politika e ndjekur nga ky projekt është bashkëpunimi me komunitetin e zonave ku kryhet investimi.

Faza e tretë e projektit ka filluaar përgatitjet në tre zona të Bashkisë së Tiranës, në Bashkinë e Librazhdit, në Bashkinë e Fierit dhe të Vlorës. Për të ndjekur nga afër punimet e këtij projekti, Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, njëkohësisht edhe kryetar i komitetit drejtues të Projektit të Menaxhimit të Tokës Urbane, do të shkojë nesër në Bashkinë e Fierit, lagjia "Mbrostar Ferko"dhe në Bashkinë e Vlorës, lagjia Kushtrimi, për të ndjekur nga afër ecurinë e punës për nderhyrjet nga ky projekt në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve të ujërave të zeza. Po ashtu, në Fier dhe Vlorë, Ministri Xhafaj do të zhvillojë takime të vecanta për të analizar gjëndjen e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve dhe për të marrë masat përkatëse.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›