Me rastin e 226 vjetorit te Deklarates se Pavarsise, Festes Kombetare te SHBA, Kryeministri I Shqiperise, z. Pandeli Majko, ne emer te Qeverise shqiptare, I dergoi nje leter pershendetje Presidentit t

Me rastin e 226 vjetorit te Deklarates se Pavarsise, Festes Kombetare te SHBA, Kryeministri I Shqiperise, z. Pandeli Majko, ne emer te Qeverise shqiptare, I dergoi nje leter pershendetje Presidentit te SHBA, George W. Bush, ne te cilen shprehet simpatia dhe mirenjohja e popullit shqiptar per Qeverine amerikane Ne kete leter, ndermjet te tjerash, nenvizohet fakti se "marredheniet e shkelqyera midis te dy vendeve tona kane shenuar hapa te metejshem bashkepunimi ne fushat me te rendesishme, si ne ate ekonomiko-financiare, politike, ushtarake, kulturore etj."
Me tej, Kryeministri Majko ve ne dukje ne leter ecurine e reformave ne fusha te ndryshme te zhvillimit ne Shqiperi. Keto reforma kene te bejne me "forcimin e shtetit ligjor, konsolidimin e demokracise dhe ruajtjes se te drejtave te njeriut si dhe me zhvillimin ekonomik te vendit, qe Shqiperia e sheh te lidhur edhe me progresin e rajonit dhe me proceset e integrimit euroatlantik".
Letra pershendetese e Kryeministrit Majko per Presidentin amerikane, George Bush, mbyllet me "deshiren dhe gadishmerine e Qeverise shqiptare per forcimin e bashkepunimit dhe lidhjeve te forta qe ekzistojne midis dy popujve dhe vendeve tona". Kryeministri Majko siguron se "Shqiperia edhe ne te ardhmen do te tregoje mbeshtetje dhe solidaritet te pakufizuar me Shtetet e Bashkauar te Amerikes ne luften globale kunder terrorizimit".