Në shkollë, pas orës 11:00
Profesorët e dinë me siguri se, t‘u shpjegosh diçka fëmijëve që në orën nëntë të mëngjesit, mund të jetë vërtet një mision i pamundur. Fëmijët fillojnë të arsyetojnë dhe të jenë të vëmendshëm në mësim vetëm pas mesditës. Në Britaninë e Madhe, drejtori i një shkolle të mesme dëshiron ta bindë qeverinë që mësimi të fillojë në orën 11:00 të paradites. Kërkesën e tij e ka mbështetur edhe një neurolog, i cili i ka siguruar arsyetimin shkencor për të ecur përpara në rrugën që ai ka nisur. Neurologu quhet Russel Foster, është profesor neurologjie në Oksford dhe ka vërtetuar se nëse mësimi do të fillonte në mesditë, nxënësit do t‘i kapnin më me lehtësi gjërat.
Përfundimet e studimit të Russel Foster janë publikuar në gazetën "Observer". Profesori Foster zhvilloi disa teste mnemonike (që kanë të bëjnë me kujtesën) tek adoleshentët. Ai vuri re se gjatë adoleshencës, ora biologjike funksionon ndryshe nga ajo e fëmijëve dhe të rriturve. Foster ka ekzaminuar aftësinë memorizuese të 200 studentëve para orës 09:00 të mëngjesit dhe më pas në orën 14:00. Pasdreke, aftësitë memorizuese përmirësoheshin 9 për qind. Në mëngjes, studentët që iu nënshtruan këtij testi kujtonin 42 për qind të fjalëve të bashkuara me njëra-tjetrën. Pas 6 orësh, niveli rritej në 51 për qind.
Gjithsesi, ky nuk është ndonjë zbulim revolucionar. Edhe disa vite më parë, një sondazh telefonik mbi adoleshentët francezë, anglezë, gjermanë dhe italianë, me moshë nga 15 deri në 18 vjeç, kishte zbuluar se rreth 20 për qind e tyre shfaqnin përgjumje gjatë ditës, 25 për qind kishin simptoma pagjumësie, ndërsa 4 për qind hynin në kategorinë e atyre që vuanin nga pagjumësia. Pas disa sondazheve të tjera, situata vazhdonte të përkeqësohej.
Shkaqet janë të ndryshme, por është e rëndësishme që të jeni të informuar paraprakisht mbi shqetësimet që lidhen me gjumin dhe zgjimin, në mënyrë që më pas të mund të ndërhyni. Gjithashtu duhet të dini se, gjatë adoleshencës, melatonina, hormoni endogjen që lehtëson gjumin, prodhohet më me vonesë se në fëmijëri dhe kjo e bën më të vështirë situatën për të rinjtë që t‘i zërë gjumi para orës 22:30. E si pasojë, duke fjetur vonë, e kanë të vështirë të zgjohen në mëngjes.
Dihet që në mëngjes fëmijët e kanë të pamundur të qëndrojnë urtë në klasë. Risia është se në bazë të këtyre zbulimeve, drejtori i një shkolle të mesme angleze ka kërkuar t‘u japë fund "studentëve gjumashë", që vijnë në shkollë më herët sesa ritmet fiziologjike dhe ku, të paktën deri në orën 11:00, vetëm vegjetojnë.
Në Britaninë e Madhe debati sapo është hapur dhe nuk është e thënë se mund të çojë në rezultate konkrete. Edhe në vende të tjera evropiane, ideja që mësimi të fillojë në mesditë shihet me shumë skepticizëm. "Nuk jam i sigurt nëse i kryer mbi 200 nxënës vlen për t‘u marrë në konsideratë. Por edhe nëse do të ishte, duhet të marrim parasysh faktin se një ndryshim i tillë do të kishte efekt mbi miliona njerëz, duke filluar nga prindërit, e deri tek ata që punojnë në shkollë. Gjithsesi, nuk mund të jetë një vendim që do të merret kaq lehtë. Do të aprovohet vetëm pasi të jetë verifikuar efikasiteti i madh i mësimit të studentëve", thotë drejtoresha e një shkolle gjermane.
"Si prind jam kundër. Është një çështje edukative, fëmijët duhet të mësohen që të shkojnë në shkollë në mëngjes. Kjo do t‘i ndihmojë edhe kur të jenë të rritur, sepse do t‘u duhet të ngrihen herët për të punuar. Nuk e vë në diskutim studimin dhe analizën që ka bërë neurologu britanik, por nuk jam dakord me mendimin që fëmijët duhet të mësohen të zgjohen vonë, t‘i marrin punët dalëngadalë. Nëse do të ndodhte në vazhdim, atëherë kjo do ta bënte më të vështirë marrëdhënien e tyre me punën", thotë i shqetësuar një prind.
Intervista
Fëmijët, a duhet të zgjohen vonë në mëngjes?
Këto janë përgjigjet e një psikologeje fëmijësh
Doktoreshë, ju a jeni dakord me faktin që adoleshentët mësojnë më shumë pas orës 11:00 të mëngjesit?
I respektoj të gjitha studimet e bëra mbi këtë çështje. Duhet të them se ora biologjike është konsideruar gjithmonë si diçka personale dhe se i ndan njerëzit në dy kategori: ata që punojnë më mirë në mëngjes dhe ata që punojnë më mirë në darkë. Nuk e di se cilët janë ata njerëz që punojnë më mirë gjatë orëve të drekës. Më duket se përfundimi i këtij studimi është një nga ato zbulime që kanë si qëllim të vënë në sedër njerëzit.
Ju duket e parealizueshme ideja që adoleshentët mund të shkojnë në shkollë pas orës 11:00?
Do të kishte një ndryshim oraresh për të gjithë kolektivin dhe kjo nuk është e thjeshtë për t‘u realizuar. Më pas do të ngatërroheshin oraret.