E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindikata e Shëndetësisë së Gramshit, peticion për situatën në fshatra

Mangësitë e sistemit shëndetësor dhe problemet janë dy motivet e peticionit që kreu i Sindikatës së Shëndetësisë për Gramshin njëherësh dhe inspektor higjiene, Hyqmet Ibrushi u ka dërguar autoriteteve përkatëse. Sipas tij, situata është më kritike në disa fshatra ku mjekët dhe infermierët punojnë 3 deri në 4 orë dhe më pas shërbimet shëndetësore nuk kryhen. Si inspektor i higjienës nuk nguron të verë në dukje edhe kushtet në të cilat punon personeli në këto fshatra.

Mjekët e fshatrave shumica banojnë në qytet, por shkojnë me autobus në mëngjes dhe punojnë 4 orë. Po kështu dhe infermierët. Përveç këtyre 4 orëve shërbimi i urgjencës nëpër fshatra rri zbuluar deri të nesërmen. Shërbimet shëndetësore të urgjencës nuk kryhen në të gjitha fshatrat. Më e domosdoshme është në komunën e Tunjës dhe të Sultit ku mjekët shkojnë 2 herë në javë. Kushtet e punës në qendrën shëndetësore Mashan dhe Kodovjat që nuk kanë parë ndonjëherë gëlqere me sy, me xhama të thyer, mjeku dridhet duke plotësuar recetën, shpjegon Ibrushi. Por sipas kreut të sindikatës së shëndetësisë në Gramsh, problemet janë prezentë dhe në qytet ku ka mungesë specialistësh. Ka mungesë specialistësh. Në maternitet doktori është me banim në Tiranë. Por nga e premtja që doktori ikën në Tiranë deri të hënën shërbimi obstetri-gjinekologjik në rrethin tonë mbetet zbuluar. Kur ka raste urgjente nënat dërgohen në Elbasan dhe lindin rrugës thotë Ibrushi. Këtyre shqetësimeve u bashkohet edhe ai i paraplegjikëve të cilët kërkojnë rrugë të përshtatshme për të hyrë brenda qendrave shëndetësore.

Last Updated on E Shtune, 30 Janar 2010 22:35

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›