Shënohen lëkundje të lehta tërmeti në Gjoricë të Dibrës
Gjorica përsëri nën frikën e tërmetit. Dje rreth orës 20:50 janë ndjerë lëkundje të lehta tërmeti në fshatin Gjoricë të Dibrës, atje ku banorët ende vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e prishura prej tërmetit të fuqishëm, të rënë në shtator të vitit të kaluar. Lëkundjet e tërmetit të djeshëm kanë qenë rreth 2.9 ballë, ndërsa mësohet se nuk ka pasur dëmtime të tjera. Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në datë 9 shtator të vitit të kaluar në juglindje të Peshkopisë.
Tërmeti ka pasur epiqendër komunën Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë ndërsa lëkundjet me fuqi 7.2 ballë janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës. Fatmirësisht nuk është shënuar viktima nga tërmeti i shtatorit. Nga 1200 banesa që ka gjithsej kjo komunë 1000 prej tyre u plasaritën. 6 shtëpi u shembura plotësisht. Në disa fshatra të këtyre komunave u ndërpre edhe energjia elektrike. Po sot, për banorët e Gjoricës frika e tërmetit përsëritet