E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtohen dy hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Fitim Shishani, bazuar në të gjeturat e komisionit disiplinor në kuadër të IPK-së, mori sot vendim për largimin nga puna të dy hetuesve nga Departamenti i Hetimeve të IPK-së.

Hetimi për shkeljet disiplinore ka filluar muajin e kaluar, kur kryeshefi ekzekutiv me vendim ka suspenduar me pagesë këta dy hetues (Q.V. dhe B.H.) të IPK-së pasi veprimet e tyre kishin rënë ndesh me udhëzimet administrative që rregullojnë disiplinën në IPK, thuhet në njoftimin për media të këtij inspektorati./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›