E Diel, 1 Nëntor 2026

Në shtëpinë e familjes Zogu nisin ngushëllimet

Lindita Çela

Dyert e mortit, si e do tradita, janë të hapura. Burra, kryesisht nga veriu, kujdesen që shtëpia të jetë në çdo moment e pastër. Një prej tyre po rregullon ndriçimin e jashtëm të vilës. Në hyrje të shtëpisë, Sulejman Gjana, të drejton për në sallonin e pritjes, aty ky të zotët e shtëpisë presin të ndajnë dhimbjen për humbjen e Leka Zogut. Për ta, ai është Mbreti i Shqiptarëve. Skënder Zogu, kushëriri i parë i të ndjerit, pret në emër të familjes njerëzit që vijnë për ngushëllim. Kafja servirej nga burra të veshur me kostum kombëtar të zonës së Matit. Përveç përfaqësuesve politik kanë mbërritur për ngushëllim edhe qytetarë të thjeshtë nga treva të ndryshme të vendit. Herë pas here i pranishëm mes njerëzve ka qenë edhe djali i të ndjerit Leka Zogu.

Trupi nuk ndodhej në holl, aty ku gjatë gjithë ditës së djeshme, janë pritur vizita nga anëtarë të familjes. Është vendosur që deri në ditën e ceremonisë zyrtare mortore, trupi do të qëndrojë, nën masa të forta sigurie, në morgun e Tiranës. Sulejman Gjana rrëfen se është vendosur e shtuna për ti dhënë lamtumirën e fundit Leka Zogut. Do të ketë një protokoll zyrtar i hartuar në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Familja ka dërguar mesazhe lajmërimi familjeve mbretërore në vende të ndryshme, – thotë nënkryetari i Partisë së Legalitetit. Gjana shton se deri të shtunën dyert e familjes mbretërore do të jenë të hapura për këdo.

Kush pritet të vijë

Sipas familjarit Skënder Zogu: Do të vijnë disa kushërinj të afërt. Nga Turqia do të vijë Ergun Zogu, nipi i Zija Pashë Zogollit, vëllai i Xhemal Pashë Zogollit, babai i Ahmetit dhe i timit, Xhelal Beut. Nga Franca ka ardhur Zonja Silvian Myzelje. Motra e Geraldinës, nga Marseja, vjen me djalin e saj,Reno,  i cili është deputet në Francë me partinë e Presidentit Sarkozy. Vijnë kushërinj nga Amerika, vjen Sermet Agolli Dushishti, nipi i Mbretit Zog. Janë dërguar ftesa tek mbretëria e Belgjikës, me të cilën ka patur marrëdhënie të ngushta. Është ftuar monarkua e Jordanisë, Arabisë Saudite dhe Spanjës

Nuk ka lënë testament

Do të vihet në arkivol me uniformë ushtarake. Pas ceremonisë në parlament do të shkojë në varreza në Sharrë, ku ka vendin e tij, pranë nënës dhe Suzanës. Me sa di unë, Mbreti Leka nuk ka lënë testament, – thotë Skënder Zogu

Çfarë ndodh më pas?

Pyetja që të gjithë shtrojnë në këto momente është se çfarë do të ndodhë më pas. Më pas? Vazhdon trashëgimia. Ai ka lënë një trashëgimtar, që do të vazhdojë në rrugën e gjyshit dhe babait të tij. Leka II punon në Ministrinë e Brendshme, mban një detyrë zyrtare dhe vazhdon në këtë rrugë, kjo është e ardhmja. A duhet të martohet? Besoj se është i fejuar dhe një ditë do të martohet, – thotë Skënder Zogu

Pronat

Duke trajtuar problemin e ndarjes së trashëgimisë së pronave mbretërore, Skëndër Zogu u shpreh se: Nuk kemi marrë pasuri të madhe. Leka ka marrë pallatin e hallave, motrave të mbretit Zog dhe vilën e Durrësit ia kanë dhënë, por është e shkatërruar nga brenda. Prona të tjera skanë marrë. Xhelal Beu, babai im, ska marrë asnjë pronë. Mbretët e tjerë të Ballkanit i kanë marrë direkt, por në Shqipëri ka patur shumë probleme me këtë çështje.

Kthimi i eshtrave

Lidhur me kthimin e eshtrave, z.Zogu thotë: Në 2012-n, me rastin e 100-vjetorit, do të kthehen eshtrat e Mbretit Zog, Princeshave, babës dhe familjes mbretërore. Ky është një vendim jashtëzakonisht i lumtur për të gjithë ne dhe kombin shqiptar. Madje, edhe eshtrat e patriotëve të tjerë si Abaz Kupi e shumë më shumë duhet të rikthehen

Ndërron jetë pa lënë testament Leka Zogu

Leka Zogu, pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë dje në moshën 72-vjeçare në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në QSUT pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili pasi doli nga ambientet e neurokirurgjisë, konfirmoi se shkaku i vdekjes së pretendentetit për fronin mbretëror është arresti kardiak qe ka ndodhur qe ne 25 nentor.

Në kohën që Leka Zogu ka qenë i shtruar në spital është mbajtur me frymëmarrje artificiale. Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu  ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit. Vitet e fundit 72-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota.

Kush ishte Leka Zogu

Leka Zogu u lind me 5 Prill 1939 neTirane. Ai ishte djali i vetem i Ahmet Zogut dhe Geraldines. Jetoi vetem dy dite ne Shqipëri. Femijerine do ta kalonte ne disa vende europiane deri ne momentin kur familja u vendos ne Egjipt, me pas ne Spanje dhe Afriken e Jugut. Me 5 Prill 1957 ne hotelin Bristol ai do te kurorezohej mbret nga një organizëm i quajtur Asambleja Kombetare ne mergim. Në vitin 1975 Leka u martua me shtetasen australiane Susan Cullen Eard. Per shume vite jetuan ne Afriken e Jugut. Pas renies se komunizmit ne Shqiperi Leka Zogu do te prononcohej per median e kohes mbi ambicjen e tij per t’u bere mbret i shqiptareve. Ne vitin 1993 kur Shqipëria ishte nën presidencën e Sali Berishës per here te pare ai do te mberrinte ne Shqiperi me nje pasaporte te leshuar nga oborri mbreteror, ku si profesion ne kete pasaporte ishte shenuar Mbret. U dëbua nga vendi.

Bashke me zgjedhjet e parakohshme ne qershor te vitit 1997 u mbajt edhe referendumi per formen e regjimit ne Shqiperi, por dy te tretat e votuesve u shprehen kunder rikthimit te monarkise dhe pro republikes. Leka kishte pretendime per rezultatin dhe ai u perfshi ne nje perplasje te armatosur te mbeshtetesve te tij me policine. Leka Zogu do te largohej nga Shqiperia per ne Afriken e Jugut, nderkohe qe nje gjykate neTiranedo ta denonte ne mungese me tre vjet per perfshirjen ne protesten e armatosur, ku mbeti i vdekur nje prej mbeshtetesve te tij. Rikthimi i familjes mbreterore ne Shqiperi do te perseritej ne vitin 2005 nderkohe qe ne vitin 2006 ai do te deklaronte heqjen dore nga aktivitetet politike. Pasuesi i tij është i biri Leka.

Washington Post: Trashëgimtari i vetëshpallur i fronit të Shqipërisë vdes në moshën 72 vjeç

Leka Zogu, babai i të cilit shërbeu si mbret i Shqipërisë deri në kohën që ajo u pushtua nga Italia fashiste, dhe që dy herë u rikthye në vendin e tij nga ekzili duke tentuar të marrë fronin, vdiq të mërkurën, tha familja e tij. Ai ishte 72 vjeç. Zogu vdiq nga një atak

në zemër në spitalin Nënë Tereza në Tiranë, tha zëdhënësja e familjes Julinda Kamberi. Babai i Zogut, Ahmet Zog, ishte mbreti i vendit të vogël të Ballkanit dhe i vetmi pas shpalljes së pavarësisë. Mbretëroi nga 1928 deri më 1939, deri në momentin që u largua pas pushtimit të Shqipërisë nga forcat italiane. Mbreti vdiq në Francë më 1961 dhe u varros në varrezat e Thiais pranë Parisit, por familja mbretërore në ekzil gjithmonë insistoi se Zogu ishte udhëheqësi legjitim i vendit. I lindur veç dy ditë përpara pushtimit të Shqipërisë në 1939, Zogu e kaloi shumicën e jetës së tij në ekzil në Evropë dhe Afrikë, gjatë kohës që vendi i tij udhëhiqej nga komunistët, të cilët e hoqën monarkinë më 1946-n dhe bllokuan kontaktet me botën e jashtme.

Pas rënies së regjimit komunist në 1990-n, Zogu bëri dy përpjekje katastrofike për tu rikthyer në vendin e tij duke u përzënë fillimisht në 1993-n dhe duke u akuzuar për tentativë kryengritjeje të armatosur në

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›