E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Zogut, Nexhmije Hoxha e Berisha përplasen për Abaz Kupin

Kryeministri Berisha ka sulmuar dje rolin e partizanëve në çlirimin e Shqipërisë dhe ka vlerësuar me nota maksimale legalitetin e drejtuar nga Abaz Kupi. Duke folur në mbledhjen e qeverisë për vdekjen e Leka Zogut, Berisha tha: Dua të them këtu se mohimi i të drejtës së Mbretit për kthim në Shqipëri ishte një nga veprimet më arbitrare të Enver Hoxhës dhe klikës së tij. Mbreti Zog u largua nga Shqipëria ashtu siç u larguan mbretërit e tjerë, nga mbretëritë e pushtuara nga forcat nazifashiste. Por Mbreti Zog qëndroi në të gjithë kohën, në anën e koalicionit antifashist.

Më pas kryeministri kaloi tek roli që kanë pasur Abaz Kupi dhe nacionalistët e tjerë gjatë çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi dhe nazizmi. Në 7 prill 1939, forcat dhe mbështetësit e tij, të udhëhequra nga Abaz Kupi, luftuan me trimëri në portin e Durrësit. Më pas, forcat mbretërore, sërish të udhëhequra nga Abaz Kupi, vazhduan luftën për çlirimin e vendit deri në vitin e fundit të saj. Natyrisht, lufta nacionalçlirimtare mori edhe aspektin e saj vëllavrasës, siç dëshmojnë dokumente të panumërta dhe kjo vëllavrasje kishte vetëm një qëllim, të garantonte me çdo kusht Enver Hoxha pushtetin. Por legalistët, mbretërorët luftuan me vendosmëri të madhe okupatorët nazifashistë, gjatë të gjitha viteve të pushtimit. Përpjekjet e tyre, pas vendosjes së diktaturës në Shqipëri, ishin të pandërprera,- tha dje Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë. Duke e cilësuar luftën nacionalçlirimtare si vllavrasëse, Berisha deklaroi dje se legalistët luftuan kundër okupatorëve nazifashistë.

Kjo deklaratë e kryeministrit vjen vetëm një ditë pas 29 nëntorit, datë e shënuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si Dita e Çlirimit, por që për kryeministrin Berisha dhe të djathtën në përgjithëse, është një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat. E djathta nuk ka kremtuar asnjë vit 29 nëntorin duke e cilësuar si një festë të krijuar nga komunistët dhe për këtë arsye ai ka festuar Ditën e Çlirimit më 28 nëntor.

Berisha: Zogu e fitoi referendumin, por i vodhën rezultatin

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka deklaruar dje se forma qeverisëse që ka sot shteti shqiptar është e vjedhur pasi vendi ynë duhej të drejtohej nga monarkia, jo Presidenti i Republikës dhe Parlamenti. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, Berisha u shpreh se referendumi për formën qeverisëse i zhvilluar në vitin 1997 u fitua nga Lega Zogu dhe për pasojë Shqipëria sot duhej të ishte monarki e jo republikë parlamentare.

Dua të theksoj se edhe referendumi u bë në flakët e rebelimit komunist dhe nuk mund të konsiderohet si një çështje e mbyllur. E vërteta është se, pa diskutim, në atë referendum dominoi parimi stalinist: ju votoni, numërimin e votave jua bëj unë. Por ajo që është reale, shqiptarët votuan masivisht, nga Konispoli në Vermosh, për mbretin e tyre. Referendumi nuk e kapi kuotën, por atë e përcaktuan ata, të cilët manipuluan dy javë rresht votat e referendumit,- tha Berisha duke lënë të kuptohet se Leka Zogu i fitoi ato zgjedhje. Madje në këtë pikë ai mori edhe meritën e organizimit të referendumit duke u shprehur: Pas hapjes së vendit, në vitin 1997 u dekretua nga Presidenti i Republikës (në atë kohë Sali Berisha sh.r) referendumi popullor, për tu dhënë qytetarëve shqiptarë mundësinë e përzgjedhjes së tyre.

Kryeministri: Sot ndërroi jetë Mbreti i shqiptarëve, Leka i Parë

I larguar nga Shqipëria vetëm dy ditë pas lindjes, Leka Zogu vendosi rikthimin në vitin 1993. Duke pretenduar fronin e Shqipërisë ai zbriti në Rinas me një avion privat, por u ndalua të qëndronte në Shqipëri dhe pa u mbushur 24 orë u largua sërish. Urdhri i ndalimit u firmos nga presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, i cili ndihej i rrezikuar nga ardhja e pretendentit për fronin mbretëror.

Por dje pas, vetëm pak orë pas vdekjes së Leka Zogut, Berisha u shpreh: Sot në mëngjes ndërroi jetë Mbreti i shqiptarëve, Leka i Parë, në moshën 72 vjeçare. Kjo është një humbje e madhe për kombin, për vendin. Leka i Parë u kurorëzua Mbret në prill të vitit 1961, pas vdekjes së Mbretit Zogu i Parë. Ai u largua foshnje nga Shqipëria, vetëm dy ditë pas lindjes, por u rrit dhe u mbrujt me dashuri të pakufishme për vendin dhe kombin. Mbreti Leka, në të gjithë jetën e tij në mërgim, ishte mbështetës kryesor i luftës dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e kudo që ndodheshin. Ishte frymëzues i tyre në këtë betejë. Në vitin 2003, parlamenti shqiptar votoi ligjin, ku i njeh atributet familjes mbretërore dhe ky ishte një vendim shumë i drejtë.

E shtuna ditë zie, Ceremonia për Zogun në sallën e Parlamentit

Qeveria shqiptare vendosi paraditen e djeshme që Leka Zogu të varroset nga protokolli i shtetit ditën e shtunë dhe kjo ditë të shpallet ditë zie kombëtare. Sot është një ditë e veçantë, ditë tjetër, në të cilën shqiptarët humbën një nga personalitetet më të mëdha të historisë së tyre politike. Në ligjin e parlamentit, përcaktohet detyrimi i përfshirjes në Protokollin Shtetëror të Familjes Mbretërore dhe ky ka qenë një vendim shumë i drejtë. Ndaj vendi dhe kombi do ta përcjellin Mbretin Leka i Parë me nderimet e atributet që i përkasin një Mbreti jo në detyrë. Dita e shtunë do të jetë zi kombëtare me të gjithë spektrin e ditës së zisë të nivelit mbretëror,- tha dje kryeministri Berisha. Ndërkohë në vendimin që pasoi këtë deklaratë është vendosur që 3 dhjetori të jetë ditë zie ku në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtize dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje. Radio – Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit, të transmetojë muzikë funebre.

Për organizimin e ceremonisë mortore të Leka Zogut qeveria ka vendosur ngritjen e një grupi që do të ketë në përbërje tre ministra. Qeveria vendosi ngritjen e komisionit shtetëror për kryerjen e ceremonisë funebre shtetërore, në përbërje të të cilit të jenë: Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme; Aldo Bumçi, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Arben Imami, ministër i Mbrojtjes; një përfaqësues i Oborrit Mbretëror Shqiptar; një përfaqësues i protokollit të Shtetit dhe një përfaqësues i protokollit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,- thuhet në VKM. Sipas saj, ceremonia dhe homazhet do të organizohen ditën e shtunë nga ora 10.00 deri 12.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit do të përballohen nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kush është Abaz Kupi

Abaz Kupi (Bazi i Canes), lindi në Krujë më 1891. Ai ka punuar në krah të Ahmet Zogut dhe ka marrë pjesë në luftën kundër malazezeve në Koplik. Shërbeu si komandant i xhandarmerisë në Krujë me gradën e kapitenit. Më vonë u gradua major dhe shërbeu në Durrës. Në ditët e agresionit fashist italian kundër vendit tonë, më 7 prill 1939, Kupi ishte në detyrë në repartin ushtarak të Durrësit. Me pushtimin e Shqipërisë, u largua në Turqi. Me ndihmën e një oficeri anglez shkoi në Jugosllavi për të formuar Frontin e Rezistencës me përkrahjen e Ambasadës Angleze në Beograd. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga gjermanet, së bashku me Gani Kryeziun e Mustafa Gjinishin, Kupi u rikthye në Shqipëri për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit. Abaz Kupi ishte një nder organizatorët dhe pjesëmarrësit kryesorë të Konferencës së Pezës, të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANC. Ai u bë nismëtari i Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943 për të arritur bashkëpunimin midis Frontit Nacional Çlirimtar dhe

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›