Në shtrat i gjallë
Porta e madhe e familjes Erebara ka ndenjur hapur gjatë gjithë paradites së djeshme. Një nga shtëpitë më karakteristike të Tiranës së vjetër, në hapësirën e së cilës jetoi një prej kineastëve tanë më të mirë, Gëzim Erebara, dje ishte kthyer në një sheshxhirimi. Në dhomat e mbushura me piktura pafund, në kuzhinën ku qëndron si dikur biblioteka e madhe e regjisorit të "Vajzave me kordele të kuqe", apo "Në fillim të verës", dje grupi i punës i regjisorit Artan Minarolli mundohej t‘i jepte jetë çakut të parë të filmit "Gjallë". Nga shkallët që të çojnë drejt një korridori të ngushtë drejt dhomave të familjes Erebara, apo në oborrin ku ndihet nga larg era e pemëve, kineastë francezë austriakë dhe shqiptarë mundoheshin të bënin çdo veprim të duhur që çaku i parë të shkonte sa më mirë.
Pas "Nata pa hënë", një film që la shije të mirë në morinë e filmave të prodhuar pas viteve ‘90, regjisori Artan Minarolli kërkon t‘i japë jetë një tjetër historie.
Është një skenar të cilin ai e ka shkruar vetë dhe synon të tregojë me një gjuhë tjetër kinematografike pasojat që ka lënë gjakmarrja në realitetin tonë.
Dhe pse kjo është një temë e rrahur në dokumentare të shumta këto kohë, Minarolli nuk ka frikë t‘i kthehet një teme për të cilën mund të jetë folur shumë, për faktin se beson në mënyrën e rrëfimit të tij.
Ky film synon të prekë jo vetëm gjakmarrjen, por një pjesë të vërtetë të historisë sonë pas viteve ‘90, eksodin e dhimbshëm për t‘i shpëtuar fatalitetit të jetës këtu, mentalitetet dhe dëshirën për të ndryshuar.
Kjo dëshirë për jetë është e ngjizur e gjitha në trupin e një djaloshi të ri që quhet Koli.
Koli, që në film interpretohet nga aktori Nik Xhelilaj, është personazhi kryesor i këtij filmi.
Minarolli do të tregojë historinë e tij, një histori që duket sikur është shumë e thjeshtë, tepër e zakonshme për veshët tanë, por që në ekranin e kinemasë do të marrë një tjetër dimension.
Koli është një djalosh i ri, që ka ardhur në Tiranë nga malësia. Ka mbaruar në kryeqytet gjimnazin dhe është në vitin e dytë të shkollës së lartë. Ka një të dashur si të gjithë shokët e moshës së tij dhe është tërësisht i integruar në jetën e qytetit. Ai ëndërron, i pëlqen shkolla dhe gjatë këtyre viteve në Tiranë e ka harruar në një farë mënyre të shkuarën, fshatin e tij të largët, miqtë e dikurshëm të fëmijërisë dhe shtëpinë e thjeshtë. Tirana ashtu si një metropol ka zgjuar shumë dëshira te Koli. Por papritur ndodh diçka dhe përmbys gjithçka që dukej se po ecte aq mirë në jetën e tij.
Ai njoftohet se i ka vdekur i ati dhe duhet të udhëtojë drejt malësisë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Humbja e të atit e rikthen atë në kontaktin me të shkuarën, me botën e vërtetë që kishte ekzistuar tek ai para udhëtimit për në Tiranë. Aty takon miqtë e vjetër, të afërmit, çmallet me shtëpinë…
Teksa sheh atë jetë që e kishte pasur dikur, dikush tenton ta vrasë. Koli mëson se familja e tij kishte një gjak të vjetër të palarë akoma. Dhe gjakësi kishte zgjedhur atë për të larë hesapet e së shkuarës. Gjithçka në jetën e tij ndërpritet nga ky gjak. Papritur ai ndjen se nuk mund t‘i rikthehej më jetës, pasi duhet të ishte në çdo moment i ruajtur. Megjithatë, Koli vendos të kthehet në Tiranë, në apartamentin ku jeton tek e dashura dhe shkolla, megjithëse e kishin paralajmëruar se kjo mund të ishte e rrezikshme. Një djalosh i ri e ndjek atë gjatë gjithë kohës dhe një ditë ai mundet ta godasë sërish. (Kjo ngjarje do të xhirohet tek ura e Lanës). Por nga ky sulm plagosen të dy, Koli dhe gjakësi. Ky i fundit lëndohet më shumë. Teksa Koli afrohet për ta ndihmuar, ai shikon se djaloshi që e kishte qëlluar ishte një vajzë e veshur si djalë.
Pas këtij momenti ai vendos të largohet nga Shqipëria. Regjisori Minarolli e vendos personazhin e tij në anijen e Otrantos për ta larguar drejt vendit fqinj. Dhe Koli është një ndër ata persona që mundi t‘i shpëtonte vdekjes. Në shtratin e shpëtimit ose të ngjalljes ai sheh pranë tij vajzën që e kishte ndjekur deri në anije për të marrë hakun. Dhe ajo ishte një e shpëtuar… Ky është çaku i fundit i filmit, që mban si titull metaforën "gjallë", çak që sipas axhendës së xhirimeve të grupit të punës duhet të përfundojë më 28 korrik.
Mesazhi i këtij filmi është pikërisht "gjallë". Ky film rrëfen një pjesë të së vërtetës së hidhur të forcës së Kanunit, që është mbi çdo teknologji që ka hyrë këto vite në vendin tonë.
"Ky film kërkon të thotë që lërini të rinjtë ta vendosin vetë të ardhmen", thotë Kelmend Karuni, as/regjisori i këtij prodhimi kinematografik.
Xhirimet do të bëhen në Tiranë, Durrës, Baldushk dhe Lurë. Minarolli ka bërë protagonistë të këtij filmi kryesisht aktorë të rinj, por nuk mungojnë as emra të njohur të kinemasë sonë, si Tinka Kurti, Xhevdet Ferri apo Bruno Shllaku. Protagonistë do të jenë dhe disa nga aktorët e "Portokallisë".
Dje ishte vetëm çaku i parë që Minarolli bëri për ndërtimin e një historie që kërkon të tregojë një pjesë të realitetit tonë që është ende prezent këto vite.
Historia e Kolit mund të jetë historia e çdo djaloshi tjetër të moshës së tij, që ndoshta nuk jeton në Tiranë, por diku i fshehur thellë maleve, apo i ngujuar për vite me radhë. Ky film është një "stop" ndaj këtij fenomeni dhe një mënyrë për të dashur të ardhmen.
Pas suksesit që pati në festivale të ndryshme jashtë Shqipërisë me "Nata pa hënë", regjisori Minarolli pritet të japë së shpejti premierën e filmit "Kronikë provinciale".
Prodhimi i tij i parë kinematografik ka qenë dokumentari i realizuar më 1991, "Për një centimetër", me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos. Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër "Qind për qind" në bashkëpunim me Petrit Rukën, me të cilin realizoi edhe filmin "Plumbi prej plasteline" në 1996.