E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne spektaklin e Tatjana Isaj

Per vite me radhe i ka munguar artdashesve shqiptare. Nderkohe qe vite me pare, ajo u rrit ne skene dhe kenget e saj degjoheshin e kendoheshin nga te gjithe. Me zerin si kristal ajo quhej kengetarja e Elbasanit. Nuk eshte tjeter vetem se Tatjana Isaj. Kengetarja bukuroshe qe ne vitin 1991, kur njerezit vraponin drejt anijeve, organizonte koncertin e saj recital ne Elbasan. Tashme, me shume se 20 vite me pas, ajo na fton serish ne nje "Show" te sajin.

Por kete radhe Tatjana do te na shfaqet ndryshe, si nje stiliste. Madje mjaft e vecante. Aftesine e saj per te realizuar punedore me grep, shtiza etj., Tatjana Isaj ka vendosur ta ktheje ne art dhe t'u jape mundesine dhe te tjerave qe te vishen bukur si ajo. Motivet e perditshme qe na rrethojne cdo dite qe nga nje centro zbukurimi deri te tablote ne mur te qendisura kryq, Tatjana ka kuptuar se pershtaten shume mire me trupin e femres, shkrihen e behen njesh me te duke nxjerre ne pah hijeshi dhe shume sensualitet. Por stilistja deshiron qe veshjet e saj t'i shohe edhe ne jete dhe nga femra te ndryshme. Per ta theksuar kete fakt, pjese e "show-t" te saj nuk do te jene vetem modelet, por dhe zonja te njohura te skenes dhe ekranit. Por te gjithe duam te dime se ku ka qene Tatjana ne keta 20 vjet? Si erdhi shnderrimi nga kengetare ne stiliste? Cfare do te ofroje tjeter "Show" i saj i dates 5 korrik ne Muzeun Kombetar, e sjellim Tatjana Isaj ne nje interviste ne revisten Kult...

Tatjana, po pergatisni nje sfilate. Cfare mund te dime me shume per te?

Se pari, desha te them se jam shume e lumtur qe arrita ne kete moment sepse kam shume vite qe e kam pasur si enderr. Prej vitesh kam punuar me nje kenaqesi dhe me nje dashuri per njerezit dhe per punen. Jam ndier shume mire qe keta njerez me perkrahen. E nisem duke me thene qe "Uau, shume bukur, kjo eshte nje ide ideale". Me vone m'u desh qe me shume sakrifica te arrija ate qe une mendoja. Sfilata do te bazohet ne punimet e dores. Eshte shume e veshtire qe ta hedhesh nje centro, nje punim dore qe e ke te perditshme ne jete, ne shtepi e kudo, ta besh nje fustan nuseje ose ta besh nje fustan qe te ndihesh mire ne nje mbremje, ne nje 'show'. E ndjeva si detyre morale qe te beja dicka ndryshe nga te tjerat, te beja dicka ndryshe per moden, pra kete enderr qe kisha ne koke per te pare te bukur nje femer, ta realizoja me grep, me shtiza. Nuk do ta harroja dhe punimin kryq qe dikur e perdornim ne nje thes qe e shtronim si rrugice ne shtepi, ose si jastek, une mendova qe mund ta kishim dhe nje pallto shume te bukur. Dhe thashe "uau, letrat e bixhozit do t'i shkonin shume nje palltoje". Ate mund ta veshe sidomos femra e nje mashkulli qe shkon shume ne kazino. Por do te me pelqente shume qe dhe guret e shahut te ishin ne nje veshje, sepse ka njerez qe luajne shume shah, e kane shume pasion, do te me pelqente qe nje grua ta kishte shahun edhe ne trup. Mund ta vishte ne nje 'show', ose nje kengetare, sepse deri me sot nuk e kisha pare te realizuar kund si ide dhe une jam nje femer qe bej shume shoping. Me pelqen dicka e tille, unike.

Megjithate, ne ju kemi njohur si kengetare...

Po. Kam kenduar qe nga viti 1981. Quhesha kengetarja e Elbasanit megjithese kam jetuar ne Perrenjas. Ne Elbasan u bera me e njohur. Nga viti i pare i shkolles se muzikes, menjehere shkova ne Festivalin Kombetar ne RTSH ku kam kenduar nga Festivali i 21-te, deri ne festivalin e 30-te, pra gati 10 vjet. Po ashtu kam marre pjese ne Koncertet e Pranveres, ne Festivalet e Interpretuesve ku dhe jam vleresuar me cmime te dyta, te treta. Pastaj me ardhjen e demokracise ne momentin kur njerezit i hipnin anijeve, une organizova nje spektakel recital timin ne Elbasan. Ishte nje sipermarrje e vecante sepse koncertin e kam realizuar ne ato kushte ku njerezit kishin deshire te degjonin koncertin, ama ishin te etur edhe per lajmet e reja, sepse njerezit ishin ne anije per te ikur, per te qene te lire. Ky koncert ishte fundi i karrieres time si kengetare ne Shqiperi, ku pas disa kohesh vendosa dhe une te largohesha nga Shqiperia drejt Gjermanise bashke me familjen time. Jam rikthyer ne vitin 2005 me nostalgji dhe mall. Me kishte munguar shume muzika, aktiviteti, me kishte munguar cdo gje e Shqiperise.

Ne Gjermani nuk u moret me me muzike?

Jo. Ne Gjermani u shkeputa komplet nga muzika. Atje kemi nje firme ndertimi ku punoj se bashku me partnerin tim. Kemi 20 vite bashke. Kam dhe nje vajze qe quhet Korazona qe mbaroi shkolle per shkenca politike. Kur u ktheva ne Shqiperi, vendosa qe duhet te kendoja serish. Pasi vendosa te beja albumet, shkova perseri ne Elbasan ku ishin rrenjet e muzikes ku kisha themelet, shoqerine, njerezit, muzikantet qe me donin dhe i doja, nje nga ato ka qene bashkepunetori im Edmond Rrapi, i cili u gezua shume qe une erdha perseri, me perkrahu.

Nderkohe, cfare kishte ndodhur me zerin?

Me zerin isha shume ne forme. Sepse kisha shume deshire te kendoja dhe nese kisha dicka qe me stononte, me deshiren qe kisha per te kenduar dhe me pak pune, arrita te isha shume ne forme, isha shume mire. Realizova dy albume me 21 kenge per nje kohe te shkurter, por me pasion ia arrita. Ne ate kohe ishte vetem nje stacion muzikor ku reklamoheshin albumet e reja. Aty une i reklamova albumet dhe u largova. Bera disa videoklipe, por nuk ishte situata qe ne kengetaret e brezave te kaluar te gjenim veten serish, sepse njerezit qe na njihnin, qe na donin, nuk ishin, ishin larguar jashte, nderkohe qe ishte koha e nje brezi te ri qe mua nuk me njihte. Megjithate kenget ishin serish te stilit tim, nje muzike me vlera dhe ajo komerciale qe pelqehej per momentin. E ndieja veten qe isha pak mbrapa. Por kjo nuk me pengoi qe te ndihesha mire, sepse e rendesishme per mua ishte qe kendova serish, ishte ajo qe doja. Une i kam akoma aktive ato albume, shiten mire, ndihem shume mire qe kur vij ne Shqiperi me njohin. Ndiej nje kenaqesi. Nuk jam shuar, edhe pse mediat ne Shqiperi kane bere te veten. Une nuk jam reklamuar askund per muziken, sepse une i kisha vene qellim vetes te merresha me kete punishteje te vogel qe kisha ndertuar per te bere te mundur dhe kete 'show'-un ku brenda do te kisha dhe muziken.

Nga muzika, ne ndertim, tanime ne nje atelie mode. Si qendrojne keto te tria bashke?

Une jam te te tria. Ne fillim, kur erdha ne Tirane, nuk kisha nje banese timen, mora nje shtepi me qira, por kur vendosa qe do ta beja aktivitetin doja te kisha dhe une folene time. Me idete qe kisha ne koke, kam bere vertet nje banese ku kam hedhur ne te gjithe talentin tim. Aty gjithcka e kam bere vete, arkitekturen, arredimin deri ne detajet me te imta. Me shkoi nje kohe shume e gjate, po ka dale shume bukur dhe e ndiej veten artiste jo me e huaj, sepse, kur vija, rrija nje jave dhe ikja, ndaj ndihesha e huaj ne Gjermani, e huaj ne Tirane.

Sa kohe rrini tashme ne Tirane?

Une vij pothuaj cdo dy muaj, por momentalisht kam gjashte muaj qe jam ketu. I kam perkushtuar nje kujdes ketij 'show' sepse dua qe gjithcka te shkoje mire. Dua te jem gjithmone Numri 1, sepse dua te jem me e mira ne ato gjera qe bej dhe realizoj, megjithese ketu konkurrenca eshte shume e madhe. E ndiej qe ketu njerezit luftojne ne fushen e modes, e cila ka munguar prej vitesh. I perkrah shume ata dhe i pershendes te gjithe stilistet qe jane ne Shqiperi.

Do te thote qe ne e duam te bukuren?

Ne e duam te gjithe te bukuren. Ne perpiqemi me shume se kushdo qe te arrijme dicka qe ne Gjermani e arrin vetem shtresa me e larte. Ndersa ne Shqiperi, e shoh qe nga nje vajze shume e thjeshte, qe vishet shume bukur, ka stilin dhe kerkesen per te dale shume bukur ne jete. Dhe une drejt kesaj jam. Nuk dua te bej nje sfilate ku rrobat e mia te jene vetem per shtresen e larte ose vetem sa per te bere nje 'show' dhe fustanet te mos i veshesh ne jete. Une deshiroj qe fustanet e mia te vishen ne jete. Dua t'i shikoj ne restorant, dua t'i shikoj ne rruge, pra nuk dua qe te jene vetem per nje sfilate. Une nese vishem, vishem bukur cdo dite dhe kjo me pelqen te jete kudo, megjithese ketu ne Shqiperi kjo nuk mungon. Dhe meqe kjo nuk mungon dua t'jua shtoj akoma me shume 'oreksin' per t'u veshur akoma me bukur, me thjeshte, me lire, me kendshem, me gjera jo sintetike, por per nje shendet me te mire. Pra, te gjitha ne nje kompleks dua qe kete stil timin ta coj edhe tek ai qe nuk ka mundesi financiare.

Cmimet si variojne?

Cmimet jane te kategorive te ndryshme, nga me te lirat deri te me te shtrenjtat, por qe shumica eshte nje per nje komoditet dhe per nje stil mjaft te vecante per ta perdorur ne jete, jo vetem 'show', apo te besh nje set fotosh dhe kaq. Dua qe veshjen time ta shijojne...

Ne sfilate do te kete veshje te ndryshme qe ne zanafillen e tyre kane punen me dore, pra me grep, kryqe, me carje me makine. Sa dore keni ju vete ne veshje, ne ide, ne stilim etj? Si realizohet nje veshje juaja?

Duke pasur nje ide qe eshte imja, sapo shkoj ne studio dhe mundohem te vizatoj, mundohem te shfletoj kataloge te ndryshem qe kjo qe mendoj une ekziston, mund te arrihet, sa mund ta realizoj dhe duke pasur nje ekip me stilisten Holta Dusha, e cila eshte shume e talentuar, ka shume pasion, ka shume kerkesa ndaj vetes. Me pelqen ajo sepse cdo gje qe ja sheh syri, deshiron t'ia beje dora dhe duke qene nje pune e bukur dore, nderthurur me stilin e saj te rrobaqepesise del nje veshje klas. Veshjen mundohem ta fiksoj ne fillim ne tavoline dhe kur e shikoj qe mund te realizohet, pastaj ve ne pune nje kategori punetoresh, te cilat bejne punime me dore, qe jane gra shtepiake qe kane nje fantazi shtepie, dhe une dua qe te rrine aty ku jane, tek ajo centroja e tavolines, tek ai jasteku. Dhe duke marre motivet e tyre, duke i ngacmuar qe "he, ne mund te bejme nje fustan shume te bukur" dhe pse ato kane pak frike ne fillim kur mendojne qe ajo menyra se si ato punojne kalon pertej te zakonshmes, i kalon caqet e realitetit qe ato njohin, por duke i bindur qe keto do te dalin ne nje sfilate, aty u vjen deshira per te punuar dhe realizuar. Kam gjetur pikerisht ato gra qe kane shume deshire te punojne, qe jane dhe shume nevojtare per pune, por qe kane dhe nje fantazi dhe qe kane deshire ta bejne. Atehere une arrij ta realizoj, qe nga ideja fillestare, prova ne tavoline, duke zgjedhur fijen sepse zgjidhet nje fill cilesor, duke realizuar nje stil te vecante dhe duke bindur ate punetoren qe kjo do te behet, ajo e realizon ate ne shtepi. Pasi vijne keto materiale nga duart e grave, i hedhim ne studio ku u veme astaret, ku i rendisim gure, ku bejme stilimet e tjera, te cilave mundohemi t'u bejme ate zbukurimin e fundit te fustanit, ose te nje kostumi.

Sa nga keto punedore di vete Tatjana?

Une i di te gjitha llojet e punimeve dhe eshte ajo qe me ka ngacmuar si fillim. Kur kam qene e vogel dhe shkoja ne fshat te gjyshja, vajzat e fshatit mblidheshin ne darke vone dhe benin punedore te ndryshme. Benin paja, benin vegje dhe e kishin si zakon qe nje here ne tre-kater dite mblidheshin ne darke dhe deri ne mengjes punonin. Une isha shume e vogel dhe i mesova dalengadale dhe kur arrita pastaj jo ne shkolle te mesme dhe me vone te larte une cdo gje e beja me dore. Deshiroja nje makine qepese, nuk e kisha dhe cdo gje e realizoja me dore. Por ato punimet e bera me dore, me pelqenin shume sidomos kur vishja rrobat ndihesha shume krenare. Dhe kur isha ne Gjermani mundohesha qe vajzes time t'i beja nje bluze me grep, nje pale pantallona te shkurtra me grep, nje fustan shume te bukur mbremje. Qepja vete, sepse qep shume bukur vete, prandaj kohe me pare te gjitha llojet e puneve te dores qe bejne keto grate sot, i beja vete. Duke realizuar dicka per veten dhe duke pasur deshiren qe te realizoja ndonje gje dhe per mamane time, per shoqen time, lindi ideja qe pse mos e bej keshtu, pse mos te realizoj dhe tre modele te tjera si kjo. Pak nga pak, sa here qe vija ne Shqiperi vija me ate idene qe te bej dicka te bukur, kam bere kete model, ose kam sjelle dicka te bukur nga Gjermania e me radhe. Tashme u be nje kohe e gjate. U be gati gjashte vjet qe merrem me kete ide. Ne fillim e kam hapur me ato veshtiresite e mia duke ardhur, duke sjelle dicka te vogel, duke ikur prape. Por per te mesuar me shume rreth menaxhimit te biznesit kam shkuar ne Zvicer ne nje fshat ne Campocologno

afer Saint Moritz, ku nje grua ne moshe qe kishte punuar dizajner ne nje teater opere ne Belgjike prej 50 vjetesh, per t'u ndier aktive, cdo vit, ne periudhen maj, qershor, korrik, per cdo jave mbante 5 gra nga e gjithe bota ku ajo i mesonte me stilin e saj te benin kapele, te menaxhonin punen etj. Kur vajta atje thashe "Kjo qenka per mua". Dhe pikerisht atje vendosa perfundimisht qe do te merresha me punimet me dore. Sepse punet me dore qe bente ajo, kapelet qe beheshin atje me kane dhene nje shpirt prej artisti qe ishte grumbulluar nga malli per te kenduar, nga gjithe ajo jete artistike qe kam pasur shpertheu vertet aty. Ajo me mesoi se si punohej nje kapele dhe te gjitha kapelet qe kam, jane te punuara prej meje me dore. Kete eksperience e kam bere per gjashte vjet duke shkuar cdo maj. Ajo na gatuante vete, te gjitha sherbimet na i ofronte vete. Na conte te shetisnim dhe na drejtonte. Ishte nje grua shume aktive. I luante te gjitha llojet e sporteve. Ishte 76 vjece. Nga ajo grua une mesova shume dhe i thashe vetes "Une jam shume e re dhe duhet te bej dicka".

Por qe te realizosh nje sipermarrje te tille kerkon dhe nje mbeshtetje te mire financiare?

Per mua eshte nje mbeshtetje dhe nga ana morale dhe nga financiare, bashkeshorti im, Nehasi, i cili mundohet te me jape krahe, te me stimuloje dhe une ndihem shume mire. Mbeshtetja financiare me jep goxha ndihme, por dhe suporti moral eshte shume i rendesishem. Atij i duken shume te bukura gjerat qe bej une, ose ndihet shume mire qe merrem me dicka, qe shperthej diku, qe jap mundesite e mia artistike. Pra, nese nuk merrem dot me muzike, por mund te jap shume dhe ne kete fushe. Sigurisht dhe tek biznesi yne ne bashkepunojme dhe jemi shume korrekte, e ndihmojme njeri-tjetrin ne menyre maksimale.

'Shperthimi' juaj artistik eshte 'Show" qe do te shohim me date 5 korrik ne Muzeun Historik Kombetar. Sa veshje do te dalin ne pasarele?

Une kam pergatitur per pese sfilita material sepse jane gjashte vite pune, por jo te gjitha i perkasin stines ne te cilen jemi. Tashme jemi ne sezonin e veres dhe veshjet qe do shihen ne sfilate i perkasin pikerisht kesaj stine. Ne shtator mendojme te kemi sfilaten ku te paraqesim veshjet e vjeshtes dhe dimrit. Po ashtu ne planet tona ne mars kemi nje 'show' shume te madh me nenat gjyshe (qesh).

Pra, do te kemi sfilita gjate gjithe vitit?

Po, patjeter. Planet tona jane vjetore. Ekipi yne qe eshte formuar tashme, nje ekip prej 12 vjetesh, kemi vendosur qe te kemi dhe revisten tone. Per cdo sfilate qe do te realizojme, do te botohet dhe katalogu i vet ku do te reklamohen veshjet. Te gjitha veshjet do te shiten online. Do te kemi faqen tone te internetit. Cdo sezon do te dalin veshjet e atij sezoni dhe ne baze te katalogeve do te behet dhe shitja. Nuk do te kemi nje dyqan, por shitjet do te jene online.

Pse kjo zgjedhje?

Eshte nje zgjedhje e kohes, sepse sot jeta eshte shume aktive, nuk kane shume kohe te bejne shoping dhe nepermjet online, dyqanin e kane ne shtepi (qesh). Po ashtu dhe vete jeta ime qe eshte shpesh ne udhetim, do te doja qe te isha gjithmone online dhe kur jam ne avion do te doja te shikoja ecjen time, te biznesit tim.

Cdo stilist ka preferencat e tij ne lidhje me ngjyrat. Cilat jane preferencat tuaja?

Motoja ime ne hapjen e kesaj sfilate eshte "Jeta nuk eshte vetem bardh e zi, jeta eshte art". Une vete jam per bardh e zi. Cdo gje me pare e vishja bardh e zi, megjithese tendenca kete vit eshte gjithe ngjyra, une gjithmone jam bardh e zi, dhe ne shtepi po ashtu. Dhe dimrin dhe veren une e kam bardh e zi.

Nuk ka nje kontradikte mes motos tuaj dhe asaj cka deshironi?

Me pelqen e kuqja, qe buzet, canta dhe kepucet t'i kem te kuqe (qesh).

Ju pelqen thyerja?

Po, me pelqen thyerja. Dhe ne shtepi jam bardh e zi, por kam dhe nje kolltuk te kuq "Fendi".

Kjo do te thote qe ne ne sfilate do te shohim vetem veshje "Bardh e zi"?

Jo. Ne ne sfilate do te shohim shume ngjyra, ku dominon e bardha dhe dominon shume dhe e zeza. Keto ngjyra bashke flene bukur dhe me pelqejne. Dhe arredimi i sfilates do te jete i gjithi bardh e zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›