Vriten 40 talibanë në Afganistan

Kabul, 24 gusht – Forcat afgane dhe ndërkombëtare kanë vrarë rreth 40 luftëtarë talibanë në lindje të Kabulit, si pjesë të operacioneve për vendosjen e sigurisë para zgjedhjeve parlamentare muajin e ardhshëm, ka njoftuar NATO. Një ushtar i koalicionit është vrarë gjithashtu në luftimet në jugun e paqëndrueshëm, ka raportuar koalicioni. Sipas AP, gjithsej 48 ushtarë të huaj janë vrarë në Afganistan këtë muaj, duke përfshirë 30 amerikanë. Zgjedhjet për Dhomën e Ulët të parlamentit afgan janë caktuar për 18 shtator.