E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pika kufitare e Sarandës, këtë javë nisin punimet

05/02/2009  Kostoja mbi 1,3 milionë euro

Rreth 1,3 milionë euro do të jetë kostoja e ndërtimit të pikës së kalimit kufitar të Qafë- Botës në Sarandë, punimet e së cilës do të inaugurohen në një ceremoni ditën e premte. Ky projekt është një financim i përbashkët i Delegacionit të Komisionit Evropian (DKE) me Drejtorinë e përgjithshme të Doganave. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave, kostoja e veprës është 1,38 milionë euro, por do të jetë e ndarë në 900 mijë euro ose 65.13 për qind si financim i Delegacionit të Komisionit Evropian. Ndërsa pjesa tjetër prej 481 829 euro ose 34.87 për qind do të jetë financim nga buxheti i shtetit, që do të mbulohet nga buxheti i vitit 2009 i akorduar për Drejtorinë e përgjithshme të Doganave. Pika e kalimit kufitar Qafë-Botë në Sarandë do të përmirësojë bashkëpunimin ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Greqisë, do të rrisë urat e komunikimit, ruajtjes, sigurisë, shërbimit dhe kontrollit në kufi, si dhe do të përmirësojë infrastrukturën nëpërmjet futjes së teknologjive të reja në menaxhimin e integruar të kufijve shtetërore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›