Në terr prej maces

Tingëllon qesharake, por efekti është mëse serioz, madje shqetësues për banorët kryeqytetas. Një mace në gjueti të një miu, shkaktoi një black-out total për 72 orë në periferi të Tiranës, pasi ishte vënë në ndjekje të gjahut të saj, që nuk dihet se ç’fat pati. Gjithçka ndodhi, pasi macja e panjohur vrapoi drejt një kablli të tensionit të lartë, të paktën kështu njoftoi edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare me lidhje me ngjarjen, ku edhe gjeti vdekjen nga elektriciteti.
Zëdhënësja e Korporatës tregoi për shtypin edhe foto të maces së gjorë, të ngordhur. Sipas saj, keto fotografi janë diçka e rrallë, pasi në realitet nuk para të bie rasti të shohësh pamje të tilla. “I morëm fotot, për shkak se nuk kishim hasur ndonjëherë diçka të tillë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Pavarësisht se dëmi nuk u shkaktua nga avaritë në rrjet apo punimet e punonjësve të Korporatës Elektroenergjetike, banorëve që mbetën pa energji për orë të tëra nuk u intereson se 72 orët pa drita ua shkaktoi një mace që kërkonte të ushqehej.
Shqiptarët që i vuajtën këto orë në banesat apo bizneset e tyre në periferi të kryeqytetit, u ankuan në lidhje me ndërprerjen e energjisë, e cila sipas tyre ka rënduar mbi ta për dekada. Shumica e shtëpive dhe dyqaneve në kryeqytetin e Tiranës janë të varur nga gjeneratorët me karburant.
Autoritetet po mendojne te japin vazhdimisht arsye nga me te larmishmet per nderprerjet e here pas hereshme te energjise elektrike ne Shqiperi. Gjate vitit 2005, ato thane se kriza ishte shkaktuar ngaqe forca politike paraardhese kishte shkarkuar qellimisht tere ujin e hidrocentraleve. Nje vit me vone, arsyeja e krizes ishte nje thatesire qe nga autoritetet u shit si "me e egra e 500 viteve te fundit ne rajon". Se fundi, gjuetia e maceve ne nenstacionet elektrike pervecse nje lajm i pazakonte qe po shetit neper agjencite nderkombetare te lajmeve, mund te sherbeje se paku edhe si nje ngushellim per qytetaret shqiptare qe e degjojne ate.