E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Energji për qytetarët, me çfarëdolloj çmimi

Në mbledhjen e grupit, kryeministri foli edhe për një sërë çështjesh të tjera.

“Ne i përmbahemi parimit se çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj dhe nuk do të ndërpritet energjia për asnjë orë për shkak të çmimit” ka theksuar Berisha.

“Qeveria është detyruar javën që shkoi të miratojë një akt normative për një kredi 50 milionë dollarë. Nuk mund të parashikojmë sesi do të jetë, pasi kjo thatësirë, nuk ishte parashikuar, Nëntori ishte parashikuar me reshje të shumta, por nuk ka pasur shumë, këto janë punët e Zotit, nuk i kemi ne në dorë. Ne kemi në dorë që qytetarët të mos bien në errësirë, ndaj ne dekretuam kredinë dhe në çdo rrethanë garantoj se buxhetit do t'i bëhet çdo modifikim i nevojshëm dhe vendi të mos shkojë deri në ndërprerje energjie, ajo kohë nuk do kthehet më”, shtoi ai.

Komisioni për reformën zgjedhore të punojë me mirëbesim

Gjithashtu, Berisha foli edhe rreth takimeve që po zhvillohen për reformën e re zgjedhore, duke përmendur këtu takimin në Komisionin e Venecias ku mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. "Duhet të shpreh dhe një herë falënderimet e përzemërta për këto institucione që janë sot institucionet me ekspertizën më të mirë në botë për Komisionin e Venecias dhe OSBE-ODIHR, për rekomandimet e shkëlqyera, objektive dhe të dobishme që ata kanë paraqitur, sikundër garantoj se do punohet me seriozitetin më të madh për konkretizimin e  tyre në ligjet, vendimet dhe udhëzimet e këtij vend”, u shpreh ai.

Duke vënë në dukje pranin e përfaqësuesve të opozitës në këtë takim, Berisha u tha se, "në këtë delegacion kishte dhe anëtarë të opozitës, gjë që është pozitive, sepse tregon që opozita ka pranuar plotësisht rekomandimet e bazuar në këto dy institucione". "Komisioni i reformës parlamentare duhet të vijojë punën me frymën e bashkëpunimit, mirëbesimit, mirëkuptimit, duke pasur tashmë një dokument serioz, për realizmin e kësaj reforme të rëndësishme", vijoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-19 14:17
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›