E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në treg ofertë e re

 

Eagle Mobile hedh në treg një ofertë të re. Kompania e telefonisë mobile Eagle Mobile ka lançuar fushatën më të re të numrave me tarifë individuale me kontratë, me programet e quajtura LIFE. E shprehur me sloganin “Unë ndryshova jetën me këtë kontratë”, tarifa Life përbëhet nga 4 programe brenda saj Life, Life +, Life 60 dhe Life 120. Life ofron çdo muaj për të gjithë abonentët Eagle 30 minuta falas drejt çdo numri Eagle dhe 15 SMS falas po brenda Eagle. Life + ofron çdo muaj thirrje zanore pa limit brenda Eagle dhe 40 SMS falas po brenda Eagle. Life 60 ofron çdo muaj 60 minuta falas dhe 30 SMS falas drejt të gjitha destinacioneve kombëtare. Life 120 ofron çdo muaj 120 minuta falas drejt të gjitha destinacioneve kombëtare si dhe 50 SMS falas. Çmimi mjaft i favorshëm kundrejt numrave fiks është 18 lekë për minutë dhe kundrejt numrave mobile 25 lekë për minutë, ndërkohë që një SMS drejt numrave Eagle është 10 Lekë, drejt operatorëve të tjerë është 13 lekë dhe drejt destinacioneve ndërkombëtare 15 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›