E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tregun e punës, 63% të vetëpunësuar

 

Në rang vend rreth 63% e personave që konsiderohen në punë janë të vetëpunësuar dhe vetëm 37% përfitojnë një pagë mujore.  Vetëpunësimet në Shqipëri kanë karakter të biznesit familjar, kryesisht në tregti. Nga të dhënat e Ministrisë së Punës rezulton se 62% për qind e të punësuarve janë me kohë të plotë, ndërsa pjesa tjetër me kohë të pjesshme. Pjesa më e madhe e të punësuarve me kohë të plotë janë meshkuj. Janë shumë individë me arsim të lartë, të cilët punojnë me kohë të plotë (75 për qind), krahasuar me të punësuarit me arsim të mesëm dhe me ata me arsim të ulët. Niveli i punësimit me kohë jo të plotë në Tiranë është vetëm 39 %, çka konsiderohet mjaft e ulët. Sipas Ministrisë së Punës, vetëpunësimi mbetet tipi më kryesor i punësimit në vend. Gati dy të tretat e tyre janë të vetëpunësuar pa pagesë në ndërmarrjet bujqësore dhe jo bujqësore dhe një e treta janë të punësuar me pagë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›