E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekjet më shumë në fshatra

 

Më shumë fëmijë deri në moshën 1 vjeç vdesin në fshat sesa në qytet. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë  62% e të vegjëlve u përkasin zonave rurale, ndërsa 38% e tyre qyteteve. Mjekët sqarojnë se numri i vdekjeve është më i lartë, mbasi në pjesën më të madhe të këtyre zonave mungon kujdesi shëndetësor. Një tjetër faktor që shkakton vdekjen e fëmijëve të kësaj moshe është edhe kequshqyerja e tyre, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike. Ndërsa numri i nënave që humbin jetën, pasi kanë nxjerrë në jetë një fëmijë, është ulur me 50 për qind gjatë një dekade. Sipas të dhënave të INSTAT, për 100 mijë banorë humbin jetën 12 gra. Kjo i dedikohet jo vetëm rritjes së kujdesit ndaj shëndetit të grave shtatzëna, por edhe liberalizimit të aborteve. Megjithatë fakti që gratë e sidomos vajzat e reja kryejnë lehtësisht një abort, mund të sjellë shumë pasoja për jetën e tyre. Një sërë sëmundjesh mund të shkaktohen prej tij e madje femrat mund të bëhen sterile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›