E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ne u bëmë 400 mijë! Ne jemi kampionë”

20-02-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha zbulon se nga 8 dhjetori 2012, profilin e tij në “Facebook”, e kanë parë rreth 21 milionë persona nga 21 kombe të ndryshme

Nëpërmjet rrjetit social të Facebook”-ut, kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur dje se “miqtë” e tij, kanë kapërcyer shifrën e mbi 400 mijë persona.
Duke ju referuar Insight të këtij rrjeti, Berisha bëri të ditur se, “në këtë moment solemn për rrjetin tonë, po ju njoh me statistikën e fundit të Insight të tij. Nga 8 dhjetori deri sot, statuset tona u panë nga 600 mijë deri ne 2.1 milion persona në javë, ndërsa në total ato u panë nga 21 milionë persona. Përdoruesit e angazhuar në faqen tonë arritën në total në 3.5 milionë, numri i atyre që folën për to arriti në 1.09 milionë kurse miqtë e miqve tanë arritën në 14.3 milionë. Në jemi KAMPIONE! Merita është e juaja. Ju më përkushtimin, mençurinë, entuziazmin dhe energjinë tuaj, krijuat (në proporcion) rrjetin social me rritjen më të shpejtë, debatin më intensiv, përhapjen më të gjerë, me miqtë më të shumtë nga mbi 21 kombe, që flasin në rrjetin tonë.
Shumë mirënjohje për ju. Urime të përzemërta! Kampionët fitojnë!”, përfundon mesazhin e tij në “Facebook”, kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›