E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Makineria elektorale e PD-së, superxhiro, PS e vetmuar dhe pa aleatë

20-02-2013 / Gazeta 55

Deklarata e kryetarit të mazhorancës: “Oferta e opozitës - ka shkëmbyer një aleat të rëndësishëm, me Alfred Pezën, një kapiten të gjeneral Alfred Moisiut”

Kryeministri i vendit Sali Berisha thirri mbrëmë krerët e grupeve të punës për Tiranën.  Në një prononcim për mediat  pas mbledhjes kryeministri Berisha u shpreh entuziast për atë të cilën e cilësoi si makineri elektorale të PD-së që sipas tij po ecën me xhiro të plotë drejt fitores.
Kreu i ekzekutivit ironizoi edhe kandidimin e Alfred Pezës, si kandidat i PS-së, në Peqin.  “Ajo që mund t’ju them është vetëm kaq, kjo parti nuk është e ftohur, por e angazhuar me të gjitha strukturat. Mbledhja ishte për të analizuar midis dy mbledhjeve. Tani natyrisht selia është në një gjallëri dhe veprimtari të  madhe, po bëhen përgatitje intensive dhe makineria elektorale e PD, është në xhiro të shpejta, që po fuqizohen çdo ditë dhe më shumë. Ne jemi të vendosur të angazhohemi në një fushatë elektorale më të qytetëruar që kemi zhvilluar ndonjëherë mbi bazën e eksperiencave të deri sotme. Një fushatë elektorale ku do të adresojmë do të ndalemi në të gjithë problematikën e vendit. Do të debatojmë për një program i cili ka si synim kryesor sepse objektiv kryesor është Shqipëria vend i zhvilluar, Shqipëria europiane. Pra siç e shihni spikatin dy linja kryesore, kjo e PD që shton aleatët progresivisht, ajo e PS që i ikin aleatët dhe ecën drejt vetmisë. Gjen Alfred Pezën që thotë se idhull kam Alfred Moisiun, novitet i tij, apo ndonjë gjetje tjetër. Pra shkëmben një aleat që largohet me një kapiten të gjeneral Moisiut”, deklaroi Berisha.
Ndërsa i pyetur rreth aleanca politike për 23 qershorin, kreu PD dhe i qeverisë  Berisha theksoi se fitorja e tij bazohet te programi dhe aleancat.
Sipas tij PD në 20 vite të saj nuk regjistron asnjë precedentë të largimit të aleatëve. “Unë fitoren gjithnjë e bazoj tek programi i PD dhe aleatët dhe këtë e kam faktuar. Aleancat mund ti mbash kur ke një qëndrim  korrekt luajal dhe konstruktiv. Në 20 vite  ti nuk gjen një aleat të larguar nga Sali Berisha të ketë thënë se po iki për shkak të mungesës së luajalitetit të tij”, theksoi ai. 
Në fund të prononcimit për mediat, kryeministri Berisha vuri në dukje karakterin e kundërshtarin politik Edi Rama. “Edi Rama e bazon gjithçka në pabesinë e tij, imagjinoni ju, theu Blushi këmbën dhe unë i urova shërim. E dini ju pse nuk i shkoi? Nuk i shkoi sepse spitali ku ndodhej nuk më përshtatje, është i rregullt është me ngrohje është i standardeve më të mira dhe nuk mundet që të dalë në televizor një spital i tillë në Shqipëri. Dhe la edhe lejtnantin e tij pa e vizituar në spital. A mund të bazohet në një alternative të tillë një forcë politike? Pra është një linjë që bazohet në një fushatë të qytetëruar dhe vlerësim kritik të të gjithë veprimtarisë së saj dhe një forcë tjetër politike e cila nuk pranon asgjë tjetër përveç trillimeve. Fakti që spitali ku po merrte ndihmën z. Blushi është realisht një nga më të mirët që ekziston në tërë rajonin në infrastrukturë në pajisje e la kryetarin e z. Blushi pa shkuar për ta uruar por e uroi Blushin njëlloj siç e uroi kryetari i PD, sepse unë i bëra një mesazh atij. Pra e mbyll duke thënë se kjo parti është në xhiro të plotë nuk është aspak e ftohur”, përfundoi Berisha.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›