Në vazhdim të vizitës zyrtare në Kinë, Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao. Kryeministri Nano dhe Preside
Në vazhdim të vizitës zyrtare në Kinë, Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao.
Kryeministri Nano dhe Presidenti Hu Jintao vlerësuan raportet tradicionale dhe miqësinë mes dy vendeve, duke evidentuar vullnetin reciprok të të dy qeverive për thellimin e njohjes dhe të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim se tashmë, në kushtet e reja dhe zhvillimet globale, 55 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe vjen me një bilanc të pasur dhe perspektivë inkurajuese.
Presidenti Jintao u shpreh se Kina do të bashkëpunojë me Shqipërinë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe ngritjes në një nivel më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe në rrethanat e reja, mbi bazën e Parimeve të Bashkëekzistencës Paqësore.
Presdienti kinez vlerësoi kontributin e rëndësishëm që Shqipëria ka dhënë, si një nga vendet e para që njohu Republikën Popullore të Kinës dhe për ricaktimin e vendit të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai theksoi se kjo miqësi tradicionale midis dy popujve do forcohet më tej dhe do të hyjë në një fazë të re. Kjo viziotë, tha z.Jintao, - ndikon drejtpërdrejtë në hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet mes dy vende, duke shprehur gadishmërinë për rritjen e shkëmbimeve dypaëlëshe. "Miqësia shqiptaro-kineze, - tha z.Jintao, - është një thesar të përbashkët për të dy popujt dhe përbën themelin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes tyre".
Kryeministri shqiptar i rikonfirmoi edhe njëherë Presidentit kinez qëndrimin e të politikës shqiptare se "në botë ka vetëm një Kinë" dhe se "Kina është përfaqësuese legjitime e popullit kinez". Nga ana e tij, Presidenti kinez shprehu mirënjohjen në emër të vendit të tij për mbështetjen e dhënë në këtë funksion.
Kryeministri Nano theksoi se Shqipëria ka ndjekur me interes zhvillimin e suksesshëm të Kinës dhe vlerëson arritjet e saj në zhvillimin ekonomik dhe zbatimin e reformave në të gjitha fushat.
Duke u ndalur në politikat e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kinës, Kryeministri Nano dhe Presidenti kinez vlerësuan nënshkrimin e një numri marrëveshjesh dypalëshe, si dhe përpjekjet për rritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik, të shkëmbimeve tregtare, si dhe interesin gjithnjë e më të madh të biznesmenëve të të dy vendeve për shtimin e kontakteve dhe mundësive investuese.
Në këtë drejtim, Kryeministri Nano falënderoi Presidentin Hu Jintao për ndihmat që në vazhdimësi Kina i jep Shqipërisë, duke theksua se Qeveria Shqiptare nxit investimet e huaja me anë të politikave konkrete. Në këtë funksion, Kryeministri shqiptar e informoi Presidentin kinez mbi ecurinë e reformave në vend dhe situatën e investimeve, si realizimin e një sërë privatizimeve të rëndësishme, privatizimin e të gjithë sistemit bankar të nivelit të dytë, investimet e kompanive prestigjioze të huaja në tregun shqiptar, etj.
Presidenti Jintao u shpreh se Kina dëshiron të jetë prezente në Shqipëri, edhe si vend strategjik në rajonin e Ballkanit, me investimet e saj. Ne, - tha ai, - do të nxisim biznesmenët kinezë për të investuar në Shqipëri.
Përsa i përket rolit të Kinës në zhvillimet botërore, Kryeministri Nano u shpreh se Shqipëria mirëpret një rol gjithnjë e më bashkëpunues me Kinën, sidomos në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si OKB, OBT etj.
Të dy personalitetet shprehën përkrahjen për të gjitha proceset që prodhojnë zgjidhje dhe më shumë siguri e garanci për paqen në botë e në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu, ata shprehën vullnetin për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe më tej në të ardhmen.
Presidenti Jintao vlerësoi politikën shumë të përgjegjshme të Shqipërisë dhe rolin e saj konstruktiv si faktor moderues në rajon, si dhe mbështetjen e zgjidhjes së problemeve nëpërmjet dialogut.