Garda ndryshon eskortën e Ina Ramës
TIRANE- Garda e Republikës ka ndryshuar eskortën e shoqërimit të Kryeprokurores Ina Rama. Mësohet se sot në orët e mëngjesit, në momentin e paraqitjes në detyrë, janë paraqitur 4 efektivë të tjerë të Gardës së Republikës.
Ndryshimi i oficerëve, që kanë shoqëruar deri tani prokuroren e përgjithshme, është bërë me urdhër të Komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.
Ky i fundit u ka caktuar katër oficerëve të tjerë detyrën e ruajtjes dhe shoqërimit të Prokurores së Përgjithshme. Ina Rama është shoqëruar deri më sot në të gjitha lëvizjet e saj nga katër gardistë, nga të cilët një oficere femër.
Ndërkaq, parditen e sotme kryeprokurorja Ina Rama ka zhvilluar një takim me zëvendësambasadoren e SHBA, Deborah Jones.
Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa burime të Prokurorisë bëjnë të ditur se temë e këtij takimi ka qenë hetimi për ngjarjet e 21 janarit.
(e.n/BalkanWeb)