Në veri të Mitrovicës nuk ka nisur regjistrimi i popullsisë
PRISHTINË- Në pjesën jugore të Mitrovicës regjistrimi i popullsisë ka nisur mirë, por nuk ka nisur në veri, u tha sot në takimin e Komitetit të Sigurisë në komunë.
Në takim, nënkryetari i komunës, Riza Haziri në cilësinë e kryetarit të Komisionit Komunal për Regjistrim (KKR), foli për ecurinë e procesit të regjistrimit, duke theksuar se ai ka nisur mirë dhe qytetarët janë duke e mirëpritur.
“Është dita e katërt e regjistrimit dhe nuk kemi patur ndonjë problem në lidhje me këtë proces”, tha ai, sipas zyrës së shtypit të komunës së Mitrovices.
Por në anën tjetër, Haziri theksoi se në veri të Mitrovicës regjistrimi nuk ka nisur fare. “Qytetarët serbë nuk kanë pranuar të përfshihen në KKR, ndërsa shqiptarët që jetojnë në veri janë të brengosur se nuk do të mund të bëhen pjesë e regjistrimit”, tha ai.
Ai sqaroi se një ditë para se të niste regjistrimi nga Enti i Statistikave të Kosovës është njoftuar se regjistrimin në veri, duke përfshirë edhe lokalitetet shqiptare, do ta bëjë UNOPS-i.
“Paraprakisht përgatitjet janë bërë që KKR-ja të marre përsipër regjistrimin e qytetarëve shqiptarë në fshatrat shqiptare të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut si dhe lagjeve shqiptare në veri të Mitrovicës. Janë përzgjedhur regjistruesit, mandej kontrollorët, janë bërë trajnimet, por situata ka ndryshuar”, tha Haziri.
Përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të sigurisë në takimin e sotëm të rregullt të Komitetit të Sigurisë, i cili mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, vlerësuan se gjatë dy javëve të fundit situata e sigurisë në Mitrovicë, përfshi edhe veriun, ka qenë pa ndonjë incident që të reflektohej në gjendjen e përgjithshme.
(d.b/BalkanWeb)