E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Limak & Aeroport de Lyon mas" merraeroportin e Prishtinës

PRISHTINË- Konsorciumi Turko-Francez, "Limak" dhe "Aeroport de Lyon MAS", morën sot zyrtarisht në menaxhim të plotë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".
Pasagjerët e kompanisë Adria Airwyas, të cilët vinin nga Mynih, (Gjermani) u përzgjodhën nga konsorciumi për te marrë dhuratat e para, bëhet e ditur në komunikatën për shtyp nga Aeroporti "Adem Jashari".
Me këtë rast, Drejtori i kompanisë Limak për Kosovën, Mertol Genç, tha se "ne jemi shumë të lumtur që të përmbushim të gjitha obligimet tona që kemi ndaj Republikës së Kosovës dhe të kompletojmë marrjen e kompetencave. Ne do të jemi si një ekip duke punuar për një sukses dhe vazhdim të projektit".
Drejtori i deritanishëm i ANP, Agron Mustafa, tha se ndjehet i emocionuar por njëkohësisht dhe krenar për këtë kalim të kompetencave tek partneritetit publiko-privat, i cili u përzgjodh nga Qeveria e Kosovës vitin e kaluar përmes një procesi të hapur dhe tenderues.
"Është projekti i parë madhor në Kosovë i partneritetit publiko-privat, i cili për më tepër do të rezultojë shumë i sukseshëm për shkak se behet fjale per një kompani te madhe dhe te fuqishme financiarisht si "Limak" dhe "Airport de Lion MAS".
Ai shrehu besimin se "ANP-ja është në gjendje shumë të mirë financiare dhe me perspektivë të sigurt në kohën kur po ndodh transferimi i kompetencave menaxhuese në duart e një kompanie private".
Partneriteti publiko- privat parasheh dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vitet e ardhshme, ku parashihet që ai të modernizohet dhe zgjerohet në 25 mijë metra katrorë me investimet mbi 100 milionë euro që do të kryejë konsorciumi "Limak - Aeroport De Lyon MAS".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›