Në vitin e 100-vjetorit të lindjes së Eqrem Çabejt
Autori i Lajmit: red.
UNESCO ka përfshirë në masterplanin e saj restaurues shtëpinë e gurtë, në qytetin e Gjirokastrës, ku lindi gjuhëtari Eqrem Çabej për zonën historike të qytetit të gurtë. Kjo bëhet në kuadrin e 100-vjetorit të lindjes së gjuhëtarit të madh shqiptar.
Vazhdimi i restaurimit të shtëpisë së lindjes së Eqrem Çabejt në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë në projektet që UNESCO ka nisur të zbatojë në shtëpitë e gurta karakteristike gjirokastrite. Bëhet fjalë për ndërhyrjet restauruese në 17 objekte "Monument Kulture" si banesa karakteristike, harqe dhe ura prej guri,komplekse muzeale etj. Mes të tjerash, prioritare në listën e UNESCO-s janë shpallur edhe kthimi në identitet i shtëpive të gurta ku kanë lindur shkrimtari Ismail Kadare dhe gjuhëtari Eqrem Çabej. ”Krahas historisë që lidhet me njerëzit e shquar që kanë jetuar për vite të tëra në këto shtëpi karakteristike, ato mbartin edhe vlera të rralla ndërtimore dhe arkitektonike”, - thonë specialistët e monumenteve të kulturës në Gjirokastër. Ndërkohë restauratorët dhe gurgdhendësit gjirokastritë vazhdojnë të kujtojnë ende me emocion punën që bënë për kthimin në identitet të shtëpisë së gurtë në qytetin e Gjirokastrës ku lindi Çabej. Projekti restaurues u realizua gjatë gjysmës së dytë të vitit 2007 në shtëpinë e gurtë të lindjes së tij, në lagjen “Hazmurat , e cila mbart vlera të veçanta arkitektonike dhe ndërtimore. Projekti i realizuar në banesën e gurtë të Çabejt ishte vetëm faza e parë e masterplanit që synon restaurimin e plotë të kësaj shtëpie. Për fillimin sa më të shpejtë të punimeve restauruese, restauratorët ishin të obliguar jo vetëm për shkak të vlerave ndërtimore të kësaj banese, por edhe pasi ajo është shtëpia e lindjes së gjuhëtarit dhe studiuesit Eqrem Çabej. Në ato momente të fillimit të restaurimit banesa paraqitej gjysmë e rrënuar, ndërkohë që amortizimi dhe lagështia vazhdonin të gërryenin muret e gurta. Fillimisht u evitua rreziku i mëtejshëm i shembjes së çatisë duke larguar prej saj dërrasat dhe trarët e dëmtuar, spjegojnë restauratorët. Projekti për kthimin në identitet të shtëpisë së Çabejt nisi me ndërhyrjen në çatinë e gurtë të shtëpisë për të vijuar më pas me ndërhyrjet në fasadën e saj si dhe në ambientet e brendshme të shtëpisë. Banesa e Çabejt është një ndër banesat tipike gjirokastrite, e cila shquhet për larmishmërinë e objeteve të punuara në dru të skalitur dhe dru dekorativ. Fasada e gurtë e shtëpisë ka një formë të veçantë dhe një pjesë e saj është e ndërtuar me gur të skalitur. Sipas restauratorëve, një ndër elementet më të veçanta është edhe porta kryesore e shtëpisë e punuar me hark me gur të gdhendur. Për ta, këto motive paraqesin një perfeksion të punimve në dru dekorativ. Shmangia e rrezikut të shembjes së çatisë së gurtë bëri të mundur që mjediset e brendshme të banesës t i rezistojnë kohës, ndërkohë që restaurimi i tavaneve të drunjta riktheu këtë banesë në gjendjen e mëparshme duke shfaqur të plotë vlerat ndërtimore dhe arkitektonike të shtëpisë së Çabejt.
Banesa karakteristike dhe profili arkitektonik
Ndërtimi i shtëpisë së gurtë të Çabejt daton në vitin 1866 ndërkohë që për rindërtimin e saj ka dy mbishkrime 1891 ndërsa në një të tretë më 1892. Në botimin e tij " Qyteti muze i Gjirokastrës", studiuesi Emin Riza shkruan se "në gjendjen fillestare banesa ka qenë me dy oborre dhe me një ambient ndihmës përballë banesës në oborrin kryesor". Në vitet 1891-92 banesa ka pësuar një rikonstruksion të rëndësishëm që ka konsistuar në shtesën e krahut të majtë me gjashtë ambiente, dy në secilin kat. Kjo shtesë është e lidhur për ndarjen e banesës në dy ambiente të veçanta. Sipas studiuesit Riza, "në gjendjen e re porta origjinale i shërben pjesës së shtuar, në hapësirën ndërlidhëse të së cilës janë ndërtuar shkallë të reja. Një portë e dytë, e hapur gjatë rikonstruksionit, i shërben pjesës origjinale". Pjesa e shtuar si pjesë origjinale, funksion si banesë më vete, ka oborrin e saj dhe daljen e veçantë në rrugë nëpërmjet portës karakteristike. Ambientet e shtuara, në përgjithësi, ruajnë skemën funksionale të zakonshme të banesës gjirokastrite si dhe dekorin e pasur në dru veçanërisht në tavane. Gjendja shumë e mirë e pjesës së shtuar më 1891-1892 bën që të shërbejë si një vepër e rëndësishme për zhvillimin e elementeve të ndryshme arkitektonike dhe konstruktive në këto vite.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008