Çelet në Durrës Festivali III i Muzikës së Dhomës
Autori i Lajmit: red.
Festivali i Tretë Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës do të zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit nga 3-15 shtator të këtij viti. Nevila Kalaja, drejtore artistike e festivalit, tha se "në programin e këtij edicioni janë parashikuar pesë koncerte instrumentale, që do të organizohen në hollin e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu"". Kalaja tha se "festivali do të nisë mbrëmjen e së mërkurës me intepretimin e ansambleve të muzikës së dhomës, që kanë në përbërje muzikantë shqiptarë dhe austriakë". Ndërsa të dielën e ardhshme në skenë do të ngjitet violinisti Kristi Gjezi, i shoqëruar në piano nga Louis Lancien. Artisti 18-vjeçar shqiptar, biri i violinistit të shquar Piro Gjezi, aktualisht jeton në Francë dhe vjen pas suksesit të merituar në edicionin e dytë të Festivalit të Muzikës së Dhomës. "Dueti maqedonas Milica Sperovik Ribarski në piano dhe Kiril Ribarski në trombone do të jenë protagonistët e mbrëmjes së tretë të kësaj veprimtarie",- u shpreh Kalaja. Ansambli "Stinët" me dirigjent artistin italian Luçiano Kondina do të jetë në skenën e hollit të teatrit "Aleksandër Moisiu" të enjten e ardhshme. Dirigjenti Kondina do të interpretojë edhe si flautist, ndërsa soliste në violinë do të jetë Nevila Kalaja. Koncerti përmbyllës i edicionit të tretë të Festivalit të Muzikës së Dhomës në Durrës parashikon koncertin e trios instrumentale me pjesëmarrës Sihana Badivuku, Blerim Grubi dhe Aristidh Prosi. Ky festival, i organizuar nga shoqata "Arti dhe kultura italo-shqiptare", mbështetet nga Bashkia e Durrësit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ambasada e Maqedonisë dhe rajoni i Puljas (Itali).
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008