E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka derguar nje leter Presidentit te Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush me rastin e fillimit te mandatit te dyte presidencial.Ne kete leter zoti Nano shkruan:

Kryeministri Fatos Nano i ka derguar nje leter Presidentit te Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush me rastin e fillimit te mandatit te dyte presidencial.Ne kete leter zoti Nano shkruan:

"Ceremonia e shkëlqyer që shënon fillimin e madatit Tuaj të dytë presidencial, më ofron rastin e gëzuar për t'Ju përcjellë ndjenjat më të sinqerta të miqësisë dhe urimet e mia më të përzëmerta në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit që i ofron botës modelin më të arrirë të zhvillimit e të vlerave të Demokracisë, Tolerancës e Harmonisë.

Shqipëria, si partnere e besueshme e vendit Tuaj dhe bashkësisë së familjes demokratike të mbarë botës, ndan të njëjtin mendim me Ju se promovimi i vlerave universale të lirisë, demokracisë së vërtetë dhe ekonomisë së tregut, janë mjetet më të mira për krijimin dhe konsolidimin e një bote në paqe, të sigurtë e të begatë. Për këtë arsye Shqipëria u radhit pa asnjë ngurrim në Koalicionin më të madh që ka njohur historia moderne në luftën kundër terrorizmit botëror dhe jep pa u kursyer kontributin e vet. Ndaj përfitoj nga ky rast i shënuar t'Ju shpreh edhe një herë bindjen time personale si dhe angazhimin e qeverisë që unë drejtoj ndaj vlerave tona të përbashkëta që gjenden në themel të shoqërive tona.

Ne e njohim dhe e vlerësojmë lart rolin e rëndësishëm të lidershipit Tuaj në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona. Kësisoj, më lejoni të shpreh besimin tim të palëkundur, se në vitet në vijim ne do të dimë të zgjerojmë më tej partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, në të mirë të integrimit Euro-Atlantik të vendit tim, në të mirë të sigurisë e progresit në rajonin e Ballkanit, si dhe për përhapjen e farës së vlerave demokratike kudo nëpër botë.

Duke shprehur dëshirën për kontakte frytdhënëse në të ardhmen, më lejoni t'Ju uroj sërish, zoti President, për suksese të mëtejshme në këtë mandat të dytë që populli amerikan Ju besoi me aq vendosmëri"perfundon letra e Kryeministrit Nano per Presidentin Bush.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›