Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Presidentin e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin Italian, Pierferdinando Casini. Në këtë takim ata kanë diskutuar mbi thelli
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Presidentin e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin Italian, Pierferdinando Casini. Në këtë takim ata kanë diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimin dy palësh, vazhdimësinë e mbështetjes në rrugën e integrimit europian dhe mbi zhvillimin e inisiativave konkrete potenciale në fushën ekonomike.
Pas takimit, dy autoritetet deklaruan përpara medias:
Z. NANO: Pata kënaqësinë të pres Presidentin e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin Italian Pierferdinando Casini, i cili na nderoi me vizitën e tij zyrën e Kryeministrit.
Është një nga miqtë e mëdhenj të Shqipërisë, që në krye të institucioneve të legjislativit italian mbështetet kooperimin e privilegjuar midis partnerësh strategjikë që ka shqipëria me këtë vend fqinj, këtë vend europian dhe avokat i pazëvendësueshëm afrimit, asociimit dhe integrimit tonë në BE.
Folëm për fazën e tanishme të bashkëpunimit dhe falenderova z.Casini për vëmendjen e veçantë që shfaqi për forcimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, si dhe për të punuar sëbashku krahas bashkëpunimit që kemi me qeverinë italiane dhe Kryeministrin Berluskoni për të bërë më të vëmendshëm dhe më të interesuar për tregun dhe projektet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë sipërmarrësit e mëdhenj italianë, bankat e mëdha italiane dhe sidomos grupet që luajnë një rol leader-i në zhvillimin e Italisë dhe aftësitë konkuruese të saj në tregjet globale.
Ramë dakort dhe i premtova z.Casini se do të organizojmë një vizitë të posaçme në Itali për të biseduar me sipërrmarrësit italianë dhe me organizatat e tyre përfaqësuese.
Z. CASINI: Dua të falenderoj Kryeministrit dhe konfirmoj ndjenjat e miqësisë personale dhe institucionale me te. Kemi bërë një punë të mire per te analizuar perspektivën e një angazhimi dhe të një prezence më të madhe të sipërmarrjes italiane në Shqipëri.
Kemi bërë shumë.Ne tashme kemi marrëveshje dypalëshe kundër trafikut të klandestinëve, bashkëpunimi kulturor, siç ishte dhe ceremonia e sotme, që u konkretizua me inagurimin e Universitetit. Biseduam të bëjme akoma më shumë në kuadrin ekonomik dhe tregtar.
Kryeministri Nano, me konkretësinë e tij që e karakterizon, ngriti disa çështje konkrete dhe unë besoj se në muajt e ardhshëm në mënyrë të dobishme do t'i thellojmë akoma më tej. Dua të theksoj se Italia e mbështet Shqipërinë në rugën e saj të afrimit me Europën, sepse besojmë se vendi juaj është një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajonin e Ballkanit.