E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD e Vushtrrisë i bashkohet LDK’së

Nga Express më 16 janar 2011 në ora 16:46

Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në komunën e Vushtrrisë ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ish kryetari i Degës së LDD’së, Pajazit Pllana, e ka cilësuar gabim ndarjen, e cila, sipas tij, i ka kushtuar shumë frymës rugoviane. Në shënimin e 21 vjetorit të Degës së LDK’së në Vushtrri, sekretari i përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, “kuvendin e karrigeve” nga i cili u nda në dy pjesë partia më e vjetër në vend, e quajti një “aksident” që do të shërohet.

Ai iu bëri thirrje të gjithë ish-LDK’istëve të kthehen në partinë e presidentit Rugova. Ndërkaq, kryetari i Degës së LDK’së në Vushtrri, Hyseni Gërguri, ka folur për historikun e kësaj dege që nga themelimi e deri në zgjedhjet e fundit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›