E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA “frikë” nga Rusia pas përfundimit të programit hapësinor

Autori i Lajmit: Redaksia

Uashington – Kur programi amerikan i anijeve kozmike të përfundojë në muajin shtator, SHBA-ja do të jetë tërësisht e varur nga raketat ruse për të nisur astronautët e saj në hapësirë dhe për ti rikthyer sërish. Por çfarë do tu ndodhë astronautëve amerikanë, nëse marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë do të tensionohen? Derisa kompanitë amerikane të hyjnë në garën e raketave dhe të nisin mjetet e tyre sërish drejt hapësirës, ata që arritën të parët të ulnin njeriun në hënë nuk do të jenë në gjendje as të çojnë një astronaut në orbitë. Ky mendohet të jetë një “gabim tragjik”, i cili do ti mbajë astronautët amerikanë të varur nga tekat e Kremlinit. “SHBA-ja është dorëzuar dhe sot nuk ka më supermacinë në hapësirë, duke u lejuar një hapësirë shumë të madhe atyre që potencialisht mund të jenë dhe armiqtë tanë”, - thotë Jane Orient, një eksperte e politikave shkencore dhe profesore në Universitetin e Arizonës. Ne, me sa duket, do të lëmë shtatë astronautë në hapësirë si pengje. Humbja e tyre do të jetë një tragjedi, por vetëm një pjesë e vogël e dëmit total”, - tha më tej Orient. “Ju kujtohet pak vite më parë kur Kina goditi “aksidentalisht” një satelit në hapësirë?”, - pyet Jane, duke shtuar se “ata janë duke dërguar sinjale që shumë shpejt mund të na rrëmbejnë satelitët. Mendoni pak për të dhënat e shërbimeve sekrete që do të humbasim: Aftësitë e sistemeve GPS, telefonat celularë, mjetet e tjera të komunikimit etj. Por disa shkencëtarë të tjerë mendojnë se këto pretendime janë të pabaza. Dr. Hovard C. Hayden, një profesor fizike në Universitetin e Konektikatit, beson se pas fundit të misioneve në hapësirë nuk do të ketë asnjë problem për të punuar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. “Unë smund ta imagjinoj se rusët do të shmangnin një mision shpëtimi vetëm sepse marrëdhëniet me SHBA-në do të jenë të acaruara. Hayden e bëri këtë koment për FoxNeës.com.

Ky lajm është publikuar: 12/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›