Negociata Rama-Meta për shumicën bllokuese
Autori i Lajmit: red.
Bashkëpunimi
Kreu i socialistëve, Edi Rama, edhe pse shifrat nuk flasin në favor të tij, ka theksuar pasditen e djeshme se tashmë partia e tij është fituese në zgjedhje, duke e cilësuar kryeministrin Sali Berisha vetëm si një “kryeministër në detyrë”. Kjo bindje e Ramës për fitoren bëhet edhe më e fortë kur mësohet se tashmë selia rozë ka nisur negociatat me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, për të krijuar një mazhorancë bllokuese apo një mazhorancë qeverisjeje në rast të një fitoreje të mundshme. Burime të mirinformuara pranë kësaj selie konfirmojnë se tri ditë më parë kreu i LSI-së është takuar në një nga kafet e bllokut me botuesin Koço Kokëdhima, i cili njihet dhe si një nga mbështetësit e Edi Ramës. Mësohet se në takimin mes tyre është diskutuar gjerësisht për zgjedhjet dhe për situatën e krijuar pas 28 Qershorit. Kokëdhima duket se mund të jetë dhe negociatori mes Ramës dhe Metës për një bashkëpunim të mundshëm, nisur nga situata e disfavorshme që u krijua si për PS-në ashtu dhe për LSI-në. Por situata vazhdon të jetë edhe më konfuze në një kohë që nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti, deklaron publikisht se është i gatshëm të shkojë me Berishën vetëm për të mos çuar përsëri vendin në zgjedhje, deklaratë që gjithsesi, nuk është mirëpritur nga socialistët. Gramoz Ruçi tha se për të ka rëndësi si do të lexohet vota e shqiptarëve dhe jo se si do të blihen dhe se si do të shiten deputetët. Ajo çka mund të thuhet është se edhe një herë këto zgjedhje kanë vënë theksin tek nevoja e bashkëpunimit mes këtyre dy partive. Pasditen e djeshme Rama, pasi shprehu bindjen për fitoren, akuzoi Berishën se ministrat e kabinetit të tij po ushtrojnë presion ndaj komisionerëve.
Thirrja
“Jam këtu për të ritheksuar atë që është theksuar dy herë sot. Berisha të largojë duart nga një proces, i cili po degjeneron nga ora në orë dhe po merr përmasat e një torture nga njerëzit që po qëndrojnë për të nxjerrë vendimin e popullit. Berisha duhet të bëjë garantin e rendit dhe të qetësisë”, - u shpreh Rama. Kreu i PS-së deklaroi se gara nuk ka mbaruar ende dhe se partia që ai drejton është e vendosur të mbrojë vendimin e popullit. “Nuk ka forcë që përmbys me dhunë e kërcënime atë që kanë vendosur shqiptarët në datën 28 qershor”, - pohoi ai. Rama shtoi se Sali Berisha, sipas vendimit të 28 Qershorit, të lexuar deri tani, nuk është më Kryeministri i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, është një kryeministër në detyrë, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në ditën kur do të duhet të lexohet dhe të jetësohet vendimi i popullit sovran në datën 28 qershor. “Unë dëshiroj që me gjithë zhvleftësimin sistematik që i është bërë procesit nga ndërhyrjet e vazhdueshme dhe nga trysnia sistematike e njerëzve të errësirës, të shoqëruar nga ministra e nga agjentë krimesh të Ministrisë së Brendshme, e nga shërbëtorë personalë që kryeministri i ka vendosur aty në Ministrinë e Brendshme, të marrë fund. Të marrë fund, sepse kështu ne po nxjerrim jashtë kontrollit një proces i cili duhet të mbarojë dhe i cili ka mbikëqyrjen tonë sistematike deri në fund”, - theksoi kryesocialisti. Ai shtoi se PS do të bëjë të pamundurën dhe do t ia dalë që votat të numërohen ashtu siç duhet. I pyetur për situatën në qarkun e Beratit, Rama u shpreh se Partia Socialiste ka marrë votat e duhura për mandatin e 5-të në këtë qark. “Berati për ne ka 5 mandate dhe ne do ta kërkojmë këtë mandat deri në fund, në rrugë ligjore, pasi votat për mandatin e 5-të janë në kutitë e votimit dhe ne nuk do të lejojmë që mandati i 5-të të merret dhe të kalojë në krahun tjetër”, - theksoi kreu socialist. Ai shtoi se Partia Socialiste do të mbrojë të gjitha votat dhe do t u prijë shqiptarëve në përpjekjet për të garantuar se këtu nuk do të ketë një grusht shteti për përmbysje rezultati, duke futur duart në kutitë e votimit. Lidhur me deklaratat e Berishës në mbledhjen e parë të Qeverisë pas zgjedhjeve, ai pohoi se “Kryeministri ka dhënë një shfaqje, e cila është në vazhdimësinë e trysnisë mbi procesin zgjedhor dhe në vazhdimësinë e një përpjekjeje për t i vendosur shqiptarët përpara faktit të kryer, duke u munduar që të grabisë ç mund të grabitet në këtë periudhë të dytë të procesit që ka të bëjë me numërimet dhe me procesverbalet, sepse shqiptarët nuk e kanë mandatuar Sali Berishën për të udhëhequr vendin për katër vitet e ardhshme. Unë garantoj se ne jemi të vendosur që të mbrojmë të gjitha votat dhe njëkohësisht t i prijmë popullit shqiptar në përpjekjen për të garantuar se këtu nuk do të ketë një grusht shteti me përmbysjen e rezultatit duke futur duart në kutitë e votimit dhe duke ndryshuar përfundimet e numërimeve në një sërë kutish votimi. Ne sigurisht do ta bëjmë këtë në rrugë ligjore, do ta bëjmë këtë deri në fund që populli shqiptar të shohë me sytë e tij se çfarë ka në kutitë e fshehta. I kemi të gjitha instrumentet që na jep ligji dhe jemi të gatshëm, të vendosur, të përgatitur, që në këtë betejë ne të bëjmë gjithçka është në detyrimin tonë për ata njerëz që në një shumicë dërrmuese na kanë dhënë një mbështetje spektakolare. Do të kërkoja njëkohësisht nëpërmjet këtij komunikimi praninë e mediave në qendrat e numërimit në Fier. Janë larguar në mënyrë aspak të denjë dhe në momentet që po flasim sytë e kamerave dhe të gazetarëve nuk janë prezent në qendrat e votimit dhe kjo është bërë nga trysnia e ministrave dhe shpurave shumë komplekse që këta ministra kanë nga mbrapa nga bota formale dhe informale, për të ushtruar trysni mbi një proces që e kanë të kotë. Nuk do ta kthejnë dot në favorin e tyre ashtu sikundër synojnë.”
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009