E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: “Deklaratat e PS-së për bllokimet në Fier, trillime”

Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të socialistëve për bllokimin e numërimit të votimit në KZAZ-në e Fierit. “Ndoqëm para pak minutash dy deklaratat e njëpasnjëshme nga Partia Socialiste me trillime dhe pretendime për bllokime, pengime, ndërhyrje në procesin e numërimit të votave në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor në qarkun Fier. Ju bëj me dije se në KZAZ-në 20 në Fier që ndodhet në shkollën “Perikli Ikonomi”, në momentin kur po mbyllej procesverbali për të nisur kutitë për numërim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është shfaqur kandidati i PS-së, Pirro Lutaj, i cili ka debatuar me përfaqësuesit dhe numëruesit e PD-së, duke bllokuar dhe vonuar procesin”, - theksoi zëdhënësja e fushatës së selisë blu, Majlinda Bregu. Duke i quajtur trillime deklaratat e socialistëve ajo i ka bërë thirrje Rama të faktojë akuzat e tij siç ka bërë PD. Ajo thekson se Rama ka mundësi të vërtetojë nëse bën një akuzë kot apo nëse ka një realitet në atë që thotë, sepse ka mundësi që në çdo KZAZ, ku ende vazhdon numërimi ka prezent kamera televizive si dhe janë prezent edhe kamerat e televizioneve. “Për sa i përket kryeministrit Berisha, Rama merre me qetësi! Ky proces kërkon durim, kërkon mbi të gjitha kurajo për të pranuar atë që shqiptarët tanimë e kanë vendosur. Kryeministri Berisha është votëbesuar nga shqiptarët si Kryeministri, i cili do të drejtojë Shqipërinë e standardeve evropiane dhe të paktën për mandatin e ardhshëm 4- vjeçar. Prandaj të duhet një qetësi shumë e madhe që të presësh rezultatin deri në fund”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›