E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston protestuesin e PS, theu xhamin e makines se policise

Bie ne pranga nje nga protestuesit socialiste te dy neteve me pare, teksa nuk ka munguar te perdore dhe dhunen ndaj automjetit te policise, permes mjeteve te forta. Keshtu, dje nga sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane, u more masa e arrestit ne flagrance ndaj shtetasit Marjan Kolpodja 20 vjec, lindur e banues ne Barraj, Shkoder. Arrestimi i tij u be, sepse pas perfundimit te protestes se zhvilluar rreth ores 20.30 te dy neteve me pare, ka thyer nje xham te automjetit te policise dhe me pas ka kundershtuar keto te fundit, ne krye te detyres. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij, iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprat penale te "kundershtim te punonjesve te policise" dhe "demtim prone". Protestuesi i arrestuar dje nga ana e Policise se Shtetit per thyerjen e nje xhami te makines se policise dhe kundershtim me dhune te policise ne momentin e arrestit, ka qene ne kryeqytet, ne kuader te protestes ciklike te socialisteve te organizuar ne baze qarqesh, qe vinin ne Tirane ne mbeshtetje te greves se urise te organizuar nga ana e deputeteve dhe anetareve socialiste ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", perpara selise se Kryeministrise. Kolpodja ka qene ne perberje te protestuesve qe kane ardhur dy dite me pare nga Qarku i Shkodres dhe i Lezhes, te cilet me pare se te zbrisnin ne miting, kane shkuar pas selise se Kuvendit, duke u ulur kembekryq para kesaj selie dhe duke protestuar e hedhur parulla, kunder qeverise dhe mazhorances se drejtuar nga kryeministri Berisha. Por gjate levizjes se tyre ne bulevard, nuk kane munguar perplasjet me Policine e Shtetit, cka ka sjelle dhe acarimin e situates, e cila me ndihmen e deputeteve te majte por dhe gjakftohtesise se policise, eshte tejkaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›