E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Askush mbi ligjin në Kosovë

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin e as të abuzoj me të. Kështu deklaroi Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas kthimit nga vizita zyrtare në Gjermani, i pyetur nga gazetarët për hetimet që EULEX-i po zhvillon ndaj ministrit të transportit Fatmir Limaj.

“Unë them se është çështje e pushtete të ndara, asnjëherë nuk dua të paragjykoj fajësi apo pafajësi të askujt. është çështje e institucioneve të merren me hulumtimet normale, provat dhe me krejt atë çfarë mund të pretendohet, por gjithmonë them mbështetur mbi ligjin. Askush nuk mund të kapërcej ligjin dhe të jetë mbi ligjin në kuptimin e procedurave por edhe të abuzimit të ligjit” tha Sejdiu.

“Korrupsioni është i keq për Kosovën. është një kancer, dëmi është i madh. E kam thënë disa herë që është mirë me e ndalë ne, si vendorë korrupsionin. Në situatën e tanishme, themi se është mirë që po e ndalin mekanizmat ndërkombëtar, pas zhvillimeve të fundit i japim përkrahje. Po ashtu, vlerësojmë kushdo që është përfshirë në korrupsion, në cilën do kohë, mekanizmat e rendit, drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare duhet ta kryejnë punën e vet pa marrë parasysh a bëhet fjalë për këtë qeverisje apo për qeverisjen e më hershme” tha Haradinaj.

Presidenti Sejdiu e vlerësoi të suksesshme vizitën e tij në Gjermani. Ai ri-përsëriti qëndrimin e shprehur nga kancelarja gjermane se pavarësia është e pakthyeshme dhe se Gjermani nuk do të mbështesë asnjëherë opsionin e ndarjes së Kosovës.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›