E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata, forca të shumta policie në terren

Pak orë para nisjes së demonstratës popullore forca të shumta policie janë pozicionuar pranë institucioneve më të larta të vendit.
 

Sipas informacioneve më të fundit forca të shumta të policisë janë pozicionuar përpara kryeministrisë, presidencës, Kuvendit por edhe përpara institucioneve e tjera që janë të vendosura përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
 

Ndërkaq, policia deklaroi se ka marrë një seri masash për demonstratën e organizuar nga opozita.
 

Në terren do të angazhohen mbi 3 000 forca policie, të cilët do të ruajnë rendin dhe qetësinë.
 

Gjithashtu do të përdoren edhe kamerat për të monitoruar elementët me precedentë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›