E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat me SHBA-në, talebanët pezullojnë bisedimet

Militantët talibanë kanë bërë të ditur se kanë pezulluar negociatat me Shtetet e Bashkuara që synojnë zgjidhjen e konfliktit në Afganistan. Një deklaratë e talibanëve, e publikuar të enjten, ka akuzuar SHBA-në për pozicion të paqartë, duke thënë se kjo është “pengesë për përparim”. Deklarata po ashtu thotë se talibanët kundërshtojnë mbajtjen e bisedimeve me qeverinë e presidentit afgan, Hamid Karzai, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Deklarata vjen pas pretendimeve se përfaqësuesit talibanë dhe amerikanë kanë mbajtur bisedime preliminare në një ndërtesë konfidenciale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›