E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat për MSA, Rama: Urime vëllazërore për arritjen

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama i ka dërguar përshëndetjet më të përzemërta Kosovës për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian (BE), e cila i hap dyert shtetit drejt rrugës evropiane.

“Përshëndetjet më të përzemërta për Kosovën dhe urime vëllazërore gjithë atyre që punuan për këtë arritje kaq të rëndësishme në rrugën e BE!”, shkruan Rama në Twitter.

Këshilli i Evropës mori sot vendimin final për të nisur me Kosovën negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian (BE), e cila i hap dyert shtetit drejt rrugës evropiane. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›